Probleme me pakicat thotë Tahir Tahiri

September 9, 2008   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Tahir Tahiri kryetar i Kshillit Nacional Shqiptar PODGORICË, 6 SHTATOR — Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi (KNSHMZ), Tahir Tahiri tha të shtunën për KosovaLive se Qeveria e Malit të Zi e ka bllokuar funksionimin e këtij këshilli. “Edhe pse në kohën e paraparë ligjore jemi regjistruar në të gjitha institucionet përkatëse shtetërore, deri në ditën e sotme nuk na është derdhur as një cent i vetëm në llogarinë tonë rrjedhëse nga buxheti i Republikës”, tha ai. Sipas tij,gjendja e papërballueshme financiare ka frenuar punën e këtij institucioni të ri, duke e ditur se anëtarësia e KNSHMZ-së është shumë e shpërndarë,nga Ulqini e deri në Rozhajë.“Që nga muaji prill i këtij viti, kur është themeluar këshilli e deri më tash, të gjitha shpenzimet e aktiviteteve të deritashme i kemi mbuluar vetë. Po kjo gjendje zotëron edhe te këshillat e pakicave të tjera në Mal të Zi”, tha Tahiri.
Burimi / KosovaLive