Lidhja Demokratike në Mal të Zi shënoi 18-vjetorin e themelimit të saj

September 22, 2008   | Shoqëria / Društvo, Shtypi / Mediji

Besnike ndaj programit
Ostros – Lidhja Demokratike në Mal të Zi, partia e parë politike e shqiptarëve në Mal të Zi, kremtoi më 9 shtator në Ostros të Krajës me një mbledhje të zgjeruar të kryesisë 18-vjetorin e themelimit të saj.
Në këtë ceremoni morën pjesë udhëheqësia më e lartë e kësaj partie, udhëheqësit e degëve, këshilltarë në kuvendet e komunave, funksionarë të tjerë dhe simpatizuas të shumtë partiakë.
Kryetari i LD në MZ, Mehmet Bardhi, duke i përshëndetur të pranishmit, foli për veprimtarinë e deritashme të këtij subjekti nacional të shqiptarëve në Mal të Zi.
Bardhi theksoi se LD në MZ gjatë gjithë kësaj kohe mbeti besnike ndaj orientimeve dhe postulateve programore të saj, të miratuara me dokumentet programore.
Ai po ashtu lexoi përfundimet nga kjo mbledhje, kërkesën për lirimin e të burgosurve nga Malësia në aksionin policor “Fluturimi i shqiponjës”, çlirimin e majës së Rumisë të uzurpuar nga vendosja e kishës së metaltë nga Kisha Ortodokse Serbe dhe ishujve në Liqenin e Shkodrës, si dhe kërkesën drejtuar partive relevante në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Luginën e Preshevës për një koordinim, bashkëveprim e bashkëpunim më intensiv për çështjet jetike për shqiptarët në rajon.
Edhe në këtë tubim u shpreh gatishmëria e parezervë që të vazhdohet me veprimtarinë politike të kësaj partie duke avancuar kërkesat për të realizuar interesat e popullatës shqiptare në trojet e veta në Mal të Zi.
LD në MZ u themelua në Tuz më 9 shtator 1990.
Burimi / Kohapress

FOTOGRAFIJAT JAN ESKLUZIVITET I MALSIA.ORG

Next
1 2 fotografuar nga: Albert C.