Vujanoviq hedh poshtë pohimet se Nju Jork ka pasur presione për njohjen e Kosovës
October 2, 2008 by Ulqini
Filed under Lajmet / Vijesti, Politika, Shtypi / Mediji
Podgoricë, 1 tetor - Presidenti malazez Filip Vujanoviq ka hedhur poshtë pohimet e mediave se gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork ka pasur presione për njohjen e Kosovës. “Malit të Zi po i kumtohen pritjet, të cilat janë pikëpamje reale e politikës së atyre të cilët ato pritje i kumtojnë”, ka thënë Vujanoviq para gazetarëve. Informacionet se mbi Malin e Zi dhe Maqedoninë po bëhet presion që të njohë Kosovën i kanë bërë të ditura presidenti serb Boris Tadiq dhe shefi i diplomacisë Vuk Jeremiq, njoftojnë mediat malazeze. Vujanoviq ka përsëritur se Mali i Zi e udhëheq politikën, duke çmuar dhe ndjekur interesat e veta, “duke e ditur se i takon rajonit dhe bashkësisë ndërkombëtare, mirëpo duke vlerësuar atë që është interes i tij strategjik”. Në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës, Vujanoviq ka theksuar se pret që kjo çështje në një mënyrë të vemendshme të shqyrtohet dhe se tema e Kosovës do të marrë në parlament vlerën e vet, kurse parlamenti është vendi më i mirë që publiku të njihet me pikëpamjet e partive parlamentare.
Burimi / QIK



Comments
Tell us what you're thinking...
and oh, if you want a pic to show with your comment, go get a gravatar!