Amir Holli dhe reformimi i madh i PPD-së në Ulqin

October 18, 2008   | Anketë / Anketa

PPD-ja e Ulqinit shpesh është quajtur një parti dinozaur, e cila u mbajt mirë deri në largimin e liderit të saj, Osman Rexhës.
Për PPD-ën, largimi i tij ishte e barasvlershme me teorinë e meteoritit fatal që preku tokën e ulqinit.
Por,zhvillimet pas largimit të tij, tregojnë së sëmundja “PPD-en…”, e kishte prekur më herët.
Disi, teoria e insekteve është shumë më e afërt, për të sqaruar rënien e një partie që dikur i përkiste ky vend, ashtu si dinozaurëve në at koh.
Ndryshe, nuk ka si të shpjegohet paaftësia që edhe tri vjet pas largimit së liderit Osman Rexha, partia nuk po arrin të rikuperohet.Përkundrazi, ajo vetëm sa është duke rrëshqitur me konsistencë drejt dekompozimeve të reja.

Sidoqoftë, “PPD-ja…” ende ka një elektorat të shkapërderdhur, të cilët zor se do të heqin dorë prej figurës së Osman Rexhës.Se ne dimë të mbesim të mahnitur e besnikë ndaj idhujve politikë, e dëshmojnë ngjarjet e fundit që po ndodhin në Ulqin.
Në muajt e fundit, PPD-ja është duke bërë përpjekje që të shpëtohet, aq sa të mundet, nga një godinë që po i bien muret.
Ndër problemet e kësaj partie është se mes atyre  mijëra anëtarëve që kanë pasur gati për disa vite me radhë, nuk ishin të zot të nxjerrin të paktën tre emra autoritativë që do të trashëgonin dhe merrnin në dorë drejtimin dhe reformimin e partisë.
Të ishte PPD-ja parti normale, prej 20 shkurtit 2001 vitit kur u themelua, deri tash do të krijonte dy-tre emra reprezentativë, qoftë edhe prej plastelinës.
Për këto, nuk ishte menduar kush!
E, sot, mes emrave të mëdhenj të PPD-së, por të vegjël brenda partisë – brenda PPD’së të gjithë janë hundë e buzë me njëri-tjetrin – njeriu më i përshtatshëm për ta nxjerrë nga qorrsokaku ku ka ngec PPD-ja e Ulqinit, është Amir Holli .Amir Hollin e njohim. Po, kur s’ka shi, bën edhe breshër. Situata është e atillë, ku njeriu më i përshtatshëm për të drejtuar partinë, në PPD-së ka mbetur Amir Holli Përballë Muhamet Nikës,Kapllan Muçës,Blerim Hollit,Ali Rexha,Zana Sarvan,etj.
Mes kaosit ku është futur “PPD-ja…”, mund të jetë varka e shpëtimit për partinë e cila nuk ka asnjë plan shpëtimi. Amir Holli, mes mërive bizantine brenda PPD-së, përfaqëson atë mesin e zorit.

Ai mbetet i vetmi që kësaj partie do t’i bënte një ofertë bashkimi, siç kishte deklaruar personalisht para disa muajsh,për të bashkuar gjithë copat e shkapërderdhura.
Sot, PPD-ja, nuk është në pozicion për të zgjedhur. Ngase nuk kanë as zgjidhje më të mira aktualisht.
PPD-ja, sot, nuk ka as parimet themelore që do të duhej të ketë një parti politike. Deputetët e tyre nuk ndajnë të njëjtat ide për problemet e ndryshme të vendit.
Shiheni pjesëmarrjen e kryetarit të kuvendit në Qeverinë e Hajdinagës në komun të Ulqinit.
Një pjesë e deputetëve të PPD-së janë më të zhurmshëm kundër Qeverisë aktuale në Ulqin – partner në koalicion – sesa vetë dromcat e opozitës.
Ata më nuk punojnë së bashku as në gjërat më elementare të punës së tyre, siç mund të jetë prezantimi i ndonjë Ligji të ri në Parlament të Ulqinit, nuk përpiqen për të kontrolluar se çfarë ndodh aty (Meli dhe Neli me shokë funksionin si opozitë brenda të njëjtës parti), e së fundi PPD-ja nuk dihet se as për çfarë politikash është duke u angazhuar.
Përpos, ndoshta për politikën e mbijetesës.
Në këtë situatë, Amir Holli,me simpatinë që gëzon mes gjithë rivalëve që nuk durohen mes vete, mbetet shansi i fundit – një “bailout” partiak.
Ai duhet të heqë insektet infektuese që e kanë gërryer këtë parti për gati shtatë vite me radhë.
Kjo barrë është mbi kapacitetet e tij intelektuale dhe menaxheriale
.

Blerim Holli - Beli

Blerim Holli - Beli

Por, ai mbetet spiranca e fundit e PPD-së.Ndryshe, nuk do të jetë e largët dita kur kësaj partie do t’ia vejmë gozhdën e fundit në arkivolin e historisë.
A do të mundet Ulqini pa PPD-në?
Natyrisht, po.
Por, personalisht, mendoj se reformimi i PPD-së është në të mirën e këtij vendi. Lëshojuani sytë partive opozitare për të kuptuar dhe dashur Partin e Prosperitetit Demokratik në Ulqin.

H.B

Lajme nga Ulqini

3