A kanë partitë shqiptare partnerë të sinqertë strategjikë në Mal të Zi

October 19, 2008   | Anketë / Anketa

Mali i Zi pranoj pamvarsin e Kosovës.
U bë hataja!LD në MZ,Forca e Re Demokratike,dhe Alternativa Shqiptare të cilët e përkrahen Nebojsha Medojeviq si kandidat për Kryetarë të Malit të Zi në votimet që u mban me 6 prill 2008 u ndanë, edhe pse dukeshin si të ishin binjakë sijamezë!Ky duhet të jetë fundi i një iluzioni!Në të vërtetë, është fjala për një iluzion të sajuar artificialisht për ekzistimin e partive e liderëve të mirë dhe të këqij në bllokun politik malazias. Kjo që ndodhi tash me daljen e Lëvizjes për Ndryshime ne demostratat e fundit kundra njohjes së pamvarsis së Kosovës, është një përgënjeshtrim i fuqishëm ndaj disa shkrimimeve disa muaj më parë për perkrahjen e Nebojsha Medojeviqit si kandidat për Kryetarë të Malit të Zi në votimet që u mban me 6 prill 2008.Aj publikut i servirte tezën se ndër partnerët koalicionistë të partive shqiptare nga Mali i Zi, njëra nga partitë e bllokut  pro serb na qenka sinonim i së keqes të një partneriteti të sinqertë. Kjo nuk është hera e parë që të “argumentohet” diçka që sipas meje është tejet e paqëndrueshme.Sepse, më duket se promovohet një vizurë bardh-e zi e realitetit politik,që s’është gjë tjetër, pos një përpjekje për të krijuar mjegullnajë dhe për të fshehur të vërtetën, ose,të paktën,për të arsyetuar diçka që nuk ka nevojë.Pyetja është më se domethënëse: a mund të thuhet se ka partnerë “të mirë” dhe partnerë “të këqij”në bllokun malazias?Ose:ç’rol luan kategoria etike “e mirë” ose “keqe” në politikë dhe çka do të ndodhte nëse bëhemi robër të kësaj lajthitjeje?
Dilemat nga përvoja e deritashme
Janë një mori pyetjesh që janë shtruar gjatë këtyre më shumë se 18 vjet pluralizëm politik në Mal të Zi,kur në qeveri përherë ka qenë ndonjëra nga partitë shqiptare.
Porse ardhja në pushtet e UDSH-së,shënoi një fenomen të ri politik:u promovua kategoria“partner_strategjik”.Ferhat Dinosha,i prirë t’i“fenomenizojë” çështjet më tepër seç duhet,i bindte shqiptarët se partia e tij ka gjetur te PDS“partnerin-strategjik”me të cilin do të realizonin një “marrëveshje historike”.
Edhe pse UDSH-ja nuk i fitoi zgjedhjet,por në një sistem të rangimit të kandidatëve në listat zgjedhore(në koalicion me PPD-në ,PDSD dhe PSD-në),megjithatë u duk tepër e logjikshme që të hyjë në qeveri.Që atëherë PPD-ja e hapi çështjen se kush duhet të hyjë në qeveri në komun të Ulqinit,partitë fituese të blloqeve etnike, apo partitë e përafërta ideologjike.
Nuk ishte gjithaq interesante që një parti që nuk fitoi zgjedhjet hyri në qeveri, por ishte interesant fakti tjetër se deri atëherë PDS-ja,PSD dhe UDSH-ja mbaheshin si partitë më nacionaliste në bashkësitë e tyre etnike. Kjo, logjikisht donte të thoshte se ishin dhe në pozita të skajshme e të papajtueshme kombëtarisht.Njëra ishte shquar me tendencat që të pengojë çdo avancim të të drejtave të shqiptarëve,e tjetra ishte bërë kritizere e UDSH-së dhe PPD-së se nuk po i realizonte synimet e shqiptarëve në Mal të Zi.Në fillim të mandatit të këtyre dy partive vërtet u dukën shenja të një kooperativiteti të sinqertë.U bënë disa lëvizje më të gjalla në punësimin e shqiptarëve në administratë të Ulqinit,u bënë përpjekje më të guximshme në zgjidhjen e problemeve,siç është hapja e Fakulteti të Mesuesise ne Podgorice.Ajo që dukej në sipërfaqe,pjesëmarrja e UDSH-së në pushtet sikur faktorizoi shqiptarët më shumë se në kohën e LD nëMZ.
Çka thonë faktet?
“Bilancimi” i bëmave të koalicioneve dhe partive që kanë vepruar herë në pushtet e herë në opozitë,ndoshta do të na jepte një pasqyrë pak më reale se cilët janë partnerët “e mirë” e cilët “të këqij”.Prandaj,duke qenë vazhdimisht i prirë t’i analizoj veprimet e jo emrat e partive,po jap disa nga argumentet që do t’na e lehtësonin gjykimin për partitë. Kriter për këtë duhej të ishin qëndrimet e tyre kundrejt çështjeve që u përkasin shqiptarëve.
Për të qenë ironia më e madhe,kjo çështje është pjesë e agjendës eurotlantike,ndërkaq nuk ka kurrëfarë fleksibiliteti,nga një frikë e marrë nga një lloj federalizimi gjuhësor.Një mori çështjesh që u përkasin shqiptarëve,përherë hasin në shurdhërinë e partive malaziase,duke përfshirë edhe çështje që nuk janë kontestuese,siç janë punësimet në administratë,sepse as pas dy mandatesh qeverisëse pas 2001-shës, numri i shqiptarëve nuk po i afrohet  përqindëshit të duhur në Mal të Zi,pavarësisht se cila parti malaziase është në pushtet.
Përfundim: pa dilema të rreme!
Mirëpo,nëse përkujtojmë cilëndo nga rastet problematike,përfundimi logjik do të ishte që asnjëra parti shqiptare të mos ulet bashkë me partitë malaziase në qeveri!
Mirëpo,kjo nga ana tjetër nuk do të ishte politikë e arsyeshme,prandaj kemi këtë situatë që nuk duhet të egzagjerohet.Nuk është tradhti,por është pragmatizëm,të ulesh me cilëndo parti malaziase.E këtillë është harta demografike,por dhe politike,që duke qenë në pushtet,partitë e blloqeve nacionale pasqyrojnë realitetin e vendit.Partitë nuk hyjnë në qeveri nga dashuria,por nga interesi dhe shkaqet tjera pragmatike ku nuk ka vend për emocione.Kjo, për të gjithë ata që mendojnë të na shesin kopalla se kjo ose ajo parti na qenka më e mirë se partia tjetër.Publiku është mjaft i pjekur politikisht dhe nuk i kapërdin përralla për të miturit! Kategoritë morale nuk kanë fort vend në politikë.Më tepër duhet të besojmë dhe insistojmë te partitë shqiptare,para se të hyjnë në qeveri,t’i definojnë kushtet e koalicionimit,e jo ato t’i definojnë gjatë mandatit.Kjo shumë herë është treguar joproduktive.
H.B
Lajme nga Ulqini

http://www.dailymotion.com/video/x74esy