Pozita e Shqiptarëve në Mal të Zi – Shiko Video

October 20, 2008   | Rajoni / Region

Sa i përket strategjisë për tu mënjanuar pengesat brendashqiptare në Mal të Zi, atëherë duhet thënë se, përveç unifikimit të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi, rëndësi e posaçme i duhet kushtuar edhe krijimit të opinionit publik shqiptar rreth përqafimit të këtij ideali.
Argumentet deklarative të veshura vetëm me patetizem patriotik nuk janë të mjaftueshme, sepse janë të çveshur nga fuqia e argumentit, e cila fuqi përveç konstatimit ofron edhe alternativen reale.E gjithë kjo pa përkrahje ndërkombëtare Kosovës dhe Malit të Zi nuk ma morri mendja se bëhet.U bë pra. E përkrahja ndërkombëtare mund te fitohet gjithsesi. Është një metodë e përfitimit të të dobëtit karshi të fortit duke ia adaptuar  mjetet dhe format politike të të fortit. Duke e përvetësuar demokracinë dhe mjetet që ajo ofron,e mbi të gjitha fjalën e lire alias qëndrimin e lirë politik, ne duhet dhe mund ta bëjmë këtë.
Duhet thënë se shqiptarët e Malit të Zi kështu siç janë të organizuar politikisht në planin kombëtar dhe ndërkombëtar nuk mund ta realizojnë të vetmuar një platformë të tillë,që ne si pakic kombtare ti kemi të gjithë drejtat e barabarta në të gjitha institucionet e shtetit Malazias.
H.B.
Lajme nga Ulqini