Garuesit e KK”Albulena” vazhdojnë me paraqitje të mirë në garat e këtij sezoni

November 2, 2008 by Ulqini  
Filed under Sporti / Sport

Ekipi i shpresave dëshmon kualitetin
Medalje të artë për KK “Albulena” fitoi ekipi i shpresave në lufta, në përbërje Ardit Astafa, Driton Bajrami dhe Emir Mustafiq. Medalje të arta në disiplinën individuale në lufta fituan edhe Nikolla Hot në kategorinë -57kg dhe Besnik Adoviq në kategorinë +75 kg.
Garuesit e Klubit të Karatesë “Albulena” vazhduan me paraqitje të mirë edhe në Turneun “Kollashinski Pobjednik 2008″ i cili u mbajt të shtunën në Kollashin në organizim të klubit vendas “Gorshtak”. Në Turne morën pjesë më shumë se 700 garues nga mbi 30 klube.
“Albulena” mori pjesë në këtë turne me 15 karateistë dhe arriti të fitojë pesë medalje të arta, një medalje të argjendtë dhe gjashtë medalje të bronzta.
Medalje të artë për KK “Albulena” fitoi ekipi i shpresave në lufta në përbërje Ardit Astafa, Driton Bajrami dhe Emir Mustafiq. Medalje të arta në disiplinën individuale në lufta fituan edhe Nikolla Hot në kategorinë -57kg dhe Besnik Adoviq në kategorinë +75 kg.
Medaljen e vetme të argjendtë për “Albulena”-n në këtë turne e fitoi Xhevat Hoxhiq, në disiplinën kata individuale, ndërsa me medalje të bronzta u kurorëzuan Menton Lika dhe Sretena Gjuriq në lufta individuale, si dhe Albulena Ujkashi, Hakile Resulbegoviq, Esat Nimanbegoviq dhe Ardit Astafa në kata individuale.
Paraqitjen më të mirë për “Albulena”-n në këtë turne e bëri ekipi i shpresave i cili është kampion i Malit të Zi në lufta, ndërsa zhgënjyen në disiplinën e katave ku po ashtu janë kampionë të Malit të Zi.
i.k.
Koha Javore

YouTube Preview Image

Kampioni në Novi Sad

http://video.google.com/videoplay?docid=-2670019765443457464

Comments

5 Comments on "Garuesit e KK”Albulena” vazhdojnë me paraqitje të mirë në garat e këtij sezoni"

  1. Garuesit e KKAlbulena vazhdojn me paraqitje t mir n garat e ktij sezoni | calcioxtutti on Sun, 2nd Nov 2008 11:37 am 

    [...] [Technorati] Tag results for sport Filed Under: Senza [...]

  2. xhemal fici on Sun, 16th Nov 2008 8:54 am 

    joj trener ma te fort jenaaaaaaaaaa

  3. allmo on Fri, 28th Nov 2008 3:58 pm 

    haahahahhahah..ska trener ma tfort?

  4. hakile on Tue, 30th Dec 2008 9:40 am 

    ma te mirt jena ska me ne …

  5. hakile on Tue, 30th Dec 2008 9:40 am 

    ma te fort jenaaaaaaaaaa ska me ne

Tell us what you're thinking...
and oh, if you want a pic to show with your comment, go get a gravatar!