Kompania “Royal Group” është duke planifikuar të investojë në Ulqin

November 2, 2008   | Ekonomia / Ekonomija

Kompania e shtetit arab te Abu Dabis “Royal Group” do ti prezanton një projekt të madh në fushën e turizmit në Ulqin qeveris malazeze me 7 nëntor 2008.
Kryeministri i Malit të Zi,Milo Gjukanoviq do ti pret me 7 nëntor  përfaqësues të kompanisë së madhe ndërkombëtare,”Royal Group ” nga shtetet arabe të Abu Dabis, e cila operon në vende të ndryshme të botës në fushën e turizmit dhe komplekseve tregtare.
Interesin e saj për të investuar edhe në Mal të Zi,kjo kompani e ka shprehur një vit e gjysëm më parë, kohë gjatë së cilës kanë kryer studime konkrete në zonën turistike të Plazhit të madhë në Ulqin.
Ky projekt madhor në fushën e turizmit, që do t’i prezantohet nga qeveria malazeze, mendohet të arrijë shifrën e disa miliardë euro.
Ky investim do të konsistojë në një kompleks gjigand brenda së cilit do të përfshihen jo vetëm vepra turistike- të tipit hotele, restorante, bare etj., por edhe vepra të zhvillimit urban,spitale,kënde sportive etj., konceptuar si një qytezë e vogël në plazhin e madhë të Ulqinit.
Përfaqësuesit e “Royal Group” për këtë investim të disa miliard euro do ta ken sigurimin dhe mbështetjen e qeverisë qëndrore dhe asaj vendore, për fillimin sa më parë të implementimit të projektit dhe finalizimit të tij me sukses.

www.royalgroupuae.com
H.B
Lajme nga Ulqini

YouTube Preview Image