Artan Zenuni nënkampion i Ballkanit

November 3, 2008   | Sporti / Sport

Në Bukuresht u mbajt kampionati ballkanik në taekwondo
Medaljet e fituara në këtë kampionat përbëjnë suksesin e radhës për KT “Ulqini” dhe e çojnë në gjashtë numrin e medaljeve të fituara nga garuesit e këtij klubi në arenën ndërkombëtare vetëm në tri javët e fundit.
Garuesi i Klubit të Taekwondo-së “Ulqini”, Artan Zenuni, u shpall nënkampion i Ballkanit, ndërsa garuesja tjetër e këtij klubi Arjeta Zatoviq fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik në Taekwondo i cili u mbajt në fundjavë në Bukuresht të Rumanisë.
Këto ishin në fakt dy medaljet e vetme që i fitoi Përfaqësuesja e Malit të Zi në këtë kampionat.
Përveç Zenunit dhe Zatoviqit, në mesin e tetë garuesve që mbrojtën ngjyrat e Përfaqësueses së Malit të Zi ishin edhe dy garues të tjerë të KT “Ulqini”, Arben Kollari dhe Besnik Shata.
Në Kampionatin Ballkanik morën pjesë nëntë skuadra përfaqësuese.
Medaljet e fituara në këtë kampionat përbëjnë suksesin e radhës për KT “Ulqini” dhe e çojnë në gjashtë numrin e medaljeve të fituara nga garuesit e këtij klubi në arenën ndërkombëtare vetëm në tri javët e fundit.
Trajneri i KT “Ulqini” Fikret Dushku përgëzon garuesit e tij të cilët u shpërblyen me medalje për prezantimin e denjë, por edhe garuesit e tjerë të Përfaqësueses së Malit të Zi.
“Medaljet e fituara përbëjnë një sukses të madh si për klubin ashtu edhe për qytetin tonë. Vetë suksesi i arritur tregon se jemi në rrugë të mbarë sportive”, shprehet ai.
Garuesit e KT “Ulqini” janë duke u përgatitur për të marrë pjesë në Turneun Botëror, i cili është në rangun më të lartë të kategorisë superiore apo kategoria “A” class, i cili do të mbahet më 15-16 nëntor në Zagreb të Kroacisë.
(Kohapress)

YouTube Preview Image