Mat me Labin nga Kosova

November 7, 2008   | Lajmet / Vijesti

Ajo është e çmendur për jetën e natës dhe ta fotografosh teksa rri miqtë apo kërcen në lokalet e natës është gjëja më e lehtë në botë. Në fakt ka të drejtë, po të kemi parasysh se të shkosh në një pub, para së gjithash do të thotë të shijosh muzikën dhe ne e dimë mirë se Mariza ka lindur me muzikën, ka kënduar që fëmijë i vogël dhe vijon të jetë akoma mjaft e suksesshme dhe e veçantë në stilin e saj. Ndërkohë ka vite tashmë që jetën e natës e frekuenton si kliente por edhe si e punësuar. Janë të shumtë baret dhe pubet më me emër të Tiranës ku Mariza ka kënduar live duke bërë që këto lokale të superpopullohen nga fansat e saj. Ndërkohë tani Mariza po këndon te pubi “Golden time”. Por nuk lë pas dore edhe aktivitetet e saja të shumta artistike ndër të cilat edhe festivalet.
Marizën do ta shikojmë dhe shijojmë shumë shpejt te “Kënga Magjike” dhe kësaj radhe surpriza është se Mariza këngën e ka kompozuar vetë ndërkohë që tekstin ia ka shkruar e motra. Jeta artistike e vajzës së ëmbël ndahet shpesh mes Shqipërisë dhe Kosovës pasi edhe atje ajo ka shumë fansa por edhe miq. Pikërisht me njërin nga këto miq, me Labin e ka kapur mat paparaci ynë fundjavën e kaluar në një nga pubet e Tiranës. Labi është shumë i njohur në Kosovë pasi drejton një program të rinjsh në televizionin shtetëror ku dhe fton shpesh artistë.
Kjo është arsyeja pse Labi ka dhe shumë miq artistë. Atë natë vemendnja e paparacit ishte tek mënyra sesi sillej Mariza me Labin, tek kërcimet e tyre shumë intime aq sa nuk mund të kuptoje nëse ishin miq, shumë miq apo….Nejse në një darkë në pub ku edhe ambienti bëhet shumë ekzaltues, natyrishëm sfumohen kufinjtë dhe mënyrat tejet etike të të ndenjurit me miq. Por ama nuk mund të kalojë pa u vënë re dhe pa u komentuar në kronikat rozë për aq kohë sa nuk ia kemi zbuluar akoma të dashurin.

PanoramaPlus

YouTube Preview Image