Olta Boka:Jo Festivalit të RTSHsë, por së shpejti me klip të ri

November 8, 2008   | Lajmet / Vijesti

Ndërsa të gjithë këngëtarët po presin për kualifikim ose je në Festivalin e Këngës në RTSH, fituesja e edicionit të kaluar me këngën “Zemrën lamë peng”, Olta Boka, këtë vit ka vendosur të mos marrë pjesë. Ajo shumë shpejt do të publikojë një singëll, për të cilën po punon intensivisht edhe pse është në shkollë, dhe i duhet të ndjekë paralelisht edhe studimet në gjimnazin “Sami Frashëri”. “Do ta vazhdoj këtë rrugë, do të kem një këngë të re së shpejti, për të cilën po punoj me shumë kujdes, dhe që shpresoj të jetë një hit i bukur”, tha Olta për “Panorama Plus”. Wshtw vetwm 17 vjeç dhe vazhdon shkollën nw gjimnazin “Sami Frashëri”. Eksperienca e saj në Beograd, në Eurovizion u përmend edhe për faktin se ajo ishte këngëtarja më e vogël që konkurroi në Festivalin Europian. Dhe gjatë konferencës për shtyp para festivalit, pyetja që i bënë gazetarët ishte se, pse një këngëtare e re si ajo këndonte baladë dashurie. Por ajo pranoi ta kalonte këtë sfidë, ndërsa ishte e vendosur se edhe pas këtij festivali, pavarësisht suksesit apo jo, do të vazhdonte të merrej me muzikë, dhe madje të eksperimentonte me rryma të tjera, përveç muzikës së lehtë. Le te presim klipin e ri të Oltës!

Panorama plus

YouTube Preview Image