Mali i Zi e sidomos Ulqini vazhdon të jetë joshëse për investimet e huaja në turizëm

November 9, 2008   | Ekonomia / Ekonomija

Ulqini vazhdon të jetë joshëse për investimet e huaja në turizëm
Pavarësisht nga tronditjet globale financiare Mali i Zi  vazhdon të tërheqë investime të konsiderueshme të huaja. Shkaku janë rritja e lartë ekonomike, stabiliteti ekonomik dhe financiar dhe potenciali i tregut për zhvillimin e prodhimeve të reja. Investimet po rriten – kjo tregon se investitorët u orientohen sektorëve më efektive. Banka qendrore llogariti mbi 2 miliardë euro që kanë hyrë në vend si investime, vihet në dukje në raportin e Qendrës për zhvillimin ekonomik. Me gjithë disa pohime, se investimet e huaja në Mal të Zi po ulen, bashkëkryetari i Qendrës për zhvillimin ekonomik për Mal të Zi, pohon të kundërtën.
“Nuk ka ulje të investimeve direkte të huaja në Mal të Zi për 6 muajt e parë kundrejt po kësaj periudhe të vitit të kaluar, që do të thotë se edhe ata investitorë që kanë prani të qëndrueshme në Mal të Zi, që kanë njohur klimën ekonomike malazeze dhe kushtet për biznes në vend, vazhdojnë të punojnë. Nuk ka shenje për tërheqjen e investitorëve që janë në Mal të Zi”.
Sipas raportit të Qendrës aktiviteti i lartë ekonomik në vend ruhet, rritja ekonomike për tremujorin e parë të këtij viti është rekord. Sipas të dhënave paraprake të statistikave së shtetit rritja e përgjithshme ekonomike nga fillimi i vitit është 5 për qind.Ritmet e inflacionit janë ngadalësuar, koeficienti i punësimit po përmirësohet, vazhdon ulja e papunësisë së regjistruar dhe për qershorin e këtij vitit ajo është nën 5 për qind”, thuhet në raportin e Qendrës për zhvillimin ekonomik të Malit të Zi.

Investimi në Ulqin
Investimi në pasuri të patundshme nuk është më aq i leverdishëm sa 4 vjet më parë.Por, edhe sot ka hapësira të mjaftueshme për të investuar në Ulqin, por duhet të njohësh mirë tregun dhe të zgjedhësh se ku të derdhësh kapitalin.
Por nëse disa vite më parë investimi në pasuri të patundshme renditej ndër më të sigurtët dhe fitimprurësit dhe rekompandohej nga të gjithë ekspertët, realiteti i sotëm flet ndryshe në Komun të Ulqinit.Tregu i ndërtimeve ka rënë dhe kërkesa më e ulët se oferta ka bërë që rritja e çmimeve të ndalë gjatë vitit 2007. Tani për çdo individ që ka para, duket se është bërë më e lehtë që të zgjedhë një rrugë me më pak stres dhe mund t’i derdhë në bankë duke përfituar deri në 7-8% në vit për kursimet në euro dhe deri në 12 % në 3 vite për kursimet në euro. Megjithëse blerja e pasurive të patundshme, si apartamentet, trojet, lokale e zyra konsiderohet si një investim afatgjatë dhe i sigurtë, shanset nuk janë për fitime të larta.
Gjithsesi, ekspertët thonë se për individët e thjeshtë, sigurisht ata që kanë një kapital të caktuar, pasuritë e paluajtshme mbeten një investim i mirë, sepse mbi të gjitha ka një siguri 100%, por tani duhet të jesh shumë i zgjuar se 3-4 vite më parë.
“Edhe sot ka hapësira të mjaftueshme në Ulqin për të investuar, por duhet të njohësh mirë tregun dhe të zgjedhësh se ku të derdhësh kapitalin”, – thonë agjentët imobiliarë në Ulqin
Një nga zonat më potenciale ku çdokush mund të ketë investime të mirë, ndonëse në terma afatmesëm dhe afatgjatë, është padyshim bregdeti i Ulqinit. Agjentët imobiliarë thonë se asnjë nuk duhet të hezitojë që të blejë një truall apo apartament në bregdet nëse për to ka një dokumentacion të rregullt.
Ulqini është ende një bregdet shumë kaotik, ku ndërtimet pa leje janë të shumta në numër dhe prandaj agjentët imobiliarë i këshillojnë klientët e tyre që të sigurohen për titullin e pronësisë sa herë që kërkojnë të blejnë një pasuri të patundshme atje. Skepticizmi për këtë bregdet të betonizuar është i lartë dhe ekspertët të orientojnë drejt Ulqinit.
Budva dhe Ulqini  janë padyshim perspektiva e së ardhmes në tregun imobiliar të Malit të Zi. Çmimet e apartamenteve në këto zona variojnë nga 800 deri 3000 euro/m2, por parashikimet janë për një rritje të mëtejshme”, thojn agjentët imobiliarë që punojnë në këto zona, të cilët kanë konfirmuar se interesi është në rritje. Nuk janë të paktë edhe të huajt, kryesisht nga Europa Përëndimore,Emirateve të Bashkuara Arabe,dhe sidomos nga Rusia që kanë blerë një apartament në Mal të Zi sikurse në Budve apo Ulqin ose diku  tjetër.
“Apartamentet në këto zona mund të shfrytëzohen shumë mirë për t’u dhënë me qira, kryesisht në 3-muajt e sezonit veror”, -shpjegojn agjentët imobiliarë në Mal të Zi.  Interesi në rritje i të huajve për këto zona mund të jetë edhe një arsye më e mirë për të investuar në këto zona, sepse kërkesa për qira do të vazhdojë të jetë e lartë në vitet që vijon…
”Në bregdet akoma nuk ka plane rregullues dhe ende nuk është me vend që të investosh në këto zona”.

Vilat, tokat në fshatrat rreth Ulqinit
Unë besoj se do kishte qenë një mundësi e mirë investimi. Nëse sot një miku im do më kërkonte një mendim për të investuar në Ulqin, do t’i këshilloja zhvillimin e komplekseve të vilave në periferitë e Ulqinit.
Edhe agjentët imobiliarë në Ulqin mendojnë se shumë individë mund të shfrytëzojnë blerjen e tokave me një çmim prej 10 deri 50 euro/m2 dhe të ndërtojnë vila në të. “Këtu mund të fitohet shumë mirë, sepse një vilë e tillë mund të shitet rreth 150,000 euro”, -thonë ata. Nga ana tjetër dhe çmimet e tokës do të jenë gjithnjë në rritje.
Por megjithatë kërkesat për blerje apo marrje me qira të vilave janë tepër të ulëta. Të dhënat nga tregu imobiliar nga Ulqini konfirmojnë se edhe ato komplekse vilash që janë ndërtuar në bregun e detit të Ulqinit,e kanë patur shumë të vështirë shitjen e tyre dhe numri i tyre mbetet ende shumë i kufizuar. Situata bëhet edhe më pak optimiste kur mendon qiradhënien, pasi të huajt sot kanë shumë me tepër mundësi zgjedhjeje dhe arrijnë të gjejnë çmime të lira në treg.

Uvala Valdanos

Gjiri i Valdanosit Ulqin

Gjiri i Valdanosit,Limani burim i ri investimesh
Gjiri i Valdanosit dhe Limani , hapësira e virgjër bregdetare në veri të Ulqinit, është kthyer sot në një zonë me shumë interes për investitorët. Sipas të dhënave nga agjencitë, interesi për trojet në këtë zonë është rritur, ndërkohë që çmimet luhaten 70 deri 200 euro/m2.Gjiri i Valdanosit dhe Limani  u është këshilluar edhe klientëve të huaj nga agjencitë e ndryshme të huaja. Sipas agjencisë ruse dhe britanike,kjo zonë është në zhvillim dhe me shumë interes. Ajo është pranë Ulqinit,autosrades dhe mu në breg të detit, ndërkohë që rëra dhe deti janë shumë të pastër në këto lokalitete.Në fakt, qëllimi për shumë investitorë të mëdhenj që kanë nisur ta vizitojnë Ulqinin dy vitet e fundit, është që të blejnë sa më shumë tokë në bregdet, të bashkohen dhe të ndërtojnë zona rezidenciale. Kjo do t’i lejonte rusëve, britanikëve dhe të huajve në përgjithësi që të shijonin vendin pa vënë re realitetet e tjera negative.
“Shumë rusë dhe britanikë janë duke kërkuar në veri të Ulqinit, te Gjiri i Valdanosit dhe Limani,thonë agjentët imobiliarë. Një fakt është i sigurtë, sapo rruga që lidh këtë bregdet me Kroacin dhe me Shqipërin do të përfundojnë në vitet që vijon,interesi për të do të jetë shumë i lartë dhe çmimet do të rriten.
Zona e Valdanosit dhe Limani ka edhe privilegjin se është ndër të paktat që ka një studim urbanistik të zonës turistike. Në të janë caktuar zonat më të përshtatshme për vendosjen e strukturave turistike dhe kushtet kryesore për ndërtimin e tyre, rregullat dhe normat urbanistike dhe arkitektonike.


Lajme nga Ulqini

http://www.dailymotion.com/video/x2d5si