Mihrie Braha,seksi dhe pa të brendshme

November 9, 2008   | Lajmet / Vijesti

Me një fustan ‘pink’, pa reçipeta dhe ende me lëkurën bronxaturë Mihrije Braha, ka nxehur atmosferën në “Alb –Club Caraoke and Dance”, një pub pranë stadiumit “Qemal Stafa”, ku ishte e ftuar të këndonte natën e Halloween-it.
Ajo ka interpretuar këngë nga repertori i saj, dhe është pëlqyer pasi dihet që këngëtarët kosovarë pëlqehen shumë në Tiranë. Mihrija, e shoqëruar dhe kësaj here nga bashkëshorti Naim Abazi, ka tërhequr vëmendjen e publikut më shumë me trupin shumë në formë, dhe flokët bionde të prera shkurt.
Edhe pse Mihrija, nuk hyn në këngëtaret e brezit të ri, ajo bën të pamundurën për t’u dukur shumë vite më e re,ndërkohë që tashmë numëron shumë vite karrierë dhe për të cilën mund të flasë shumë gjatë.
Jeta e saj, do të thotë mijëra, dhjetëra projekte muzikore dhe shumë pjesëmarrje në festivale. Por natyrisht që për një këngëtare pamja është mbi të gjitha. Që pas ndryshimit drastik, tre vite më parë nga brune klasike dhe me kaçurrela, në bionde ekstravagante, e bëri të duket 10 vite më e re. Dhe ajo vazhdon të konkurrojë mes më të rinjve në festivalin e muzikës moderne “Top Fest”.
Gazeta “Panorama” botoi këtë verë disa foto vërtetë provokuese të Mihrijes me rroba banje në plazhin e Golemit, ku këngëtarja kalon pushimet çdo vit. Në intervistën e botuar në verë ajo pohoi se për të ruajtur trupin në formë bënte pak palestër, për fytyrën pak më shumë kozmetikë, por me asnjërën nuk e tepronte.
Sa u përket operacioneve plastike nuk pohoi se kishte bërë ndërhyrje, në asnjë pjesë të trupit, dhe nuk mendonte ta bënte një gjë të tillë, duke pohuar se gjithçka shihet në trupin e saj është dhuratë e Zotit.

Panorama Plus

YouTube Preview Image
11