Pas Karmelës hollandeze,Poli tani flirton me shqiptaret

November 9, 2008   | Lajmet / Vijesti

Mesa duket Polit i është hapur kaq shumë oreksi, sa që kjo puna e flirteve me vajzat i është bërë ves. Ka bërë jo pak bujë historia e njërit prej djemve më trendy të Tiranës i cili u bë i njohur nga spektakli “Big Brother”, e botuar javën e kaluar te “Panorama plus”. Aty ne zbuluam lidhjen e tij me një vajzë 20 vjeçare hollandeze, super seksi, me të cilën Poli ndau disa nga ditët e netët e tij në ishujt Kanarie.

I sapo kthyer në Tiranë, ai si çdo i ri që nuk e mban kokën pas por dëshiron të jetojë çdo çast të jetës, ka rivendosur lidhjet me të gjithë miqtë e tij, por veçanërisht me mikeshat, duke iu kthyer riteve të zakonshme. Dhe një nga këto rite është edhe jeta e natës.

Na partyn e organizaur nga “Top Channel” për “Super model of the world”, edhe pse kishte shumë personazhe të njohur, paparaci ynë rrinte vazhdimisht në gjurmët e Polit për të fiksuar çdo çast interesant nga ajo darkë. Dhe siç e shikoni edhe vetë duket qartë se Poli atë natë ia ka kaluar shumë mirë. Nëse deri dje femrat i bënte për vete si një djalë simpatik dhe me humor, sot ka edhe një armë tjetër të fortë, faktin që tashmë është bërë një personazh publik. Dhe mesa duket të gjitha këto armë Poli po i shfrytëzon në maksimum.

Edhe atë natë në party, djaloshi 22 vjeçar nuk u lodh shumë për të gjetur shoqëri femrash. Dhe siç na kishte treguar edhe vetë një javë më parë, për djemtë dhe vjazat në perëndim të cilët janë në gjuajtje të vazhdueshme gjatë një nate, duke mos preferuar të rrinë vetëm me një partner, duket se edhe Poli ka bërë pikërisht këtë gjë.

Në fillim ka ndenjur gjatë i përqafuar me Junën, e cila për hir të së vërtetës atë natë ishte bërë shumë e bukur. Më pas ai është gjendur në shoqërinë e këngëtareve, miseve, me siguri të gjitha një “gjah” i lehtë për djalin simpatik. Ndonjë filling të veçantë për ndonjërën prej tyre? Duket se jo. Ashtu sç bëjnë në botë pra? Gjithçka i përket vetëm atij momenti dhe kaq.

YouTube Preview Image