Arta Dobroshi magjeps adhuruesit e kinematografisë Evropiane

  • Digg
  • Mixx
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Google Bookmarks
  • Live
  • StumbleUpon
  • Technorati
  • Yahoo! Buzz
  • Print
November 10, 2008   | Zbavitje / Zabava
Partager

arta dobroshi 300x209  	 Arta Dobroshi magjeps adhuruesit e kinematografisë EvropianeAktorja shqiptare nga Prishtina, Arta Dobroshi, e cila fitoi famë ndërkombëtare me rolin kryesor në filmin e vëllezërve  Dardenne “Heshtja e Lornës”, ishte dje në shfaqjen e këtij filmi në Hampstead të Londrës organizuar nga ‘’Al Jazeera English’’.  Është fjala për programin televiziv të ‘’Al Jazeera English’’, “The Fabulous Picture Show”, që organizohet në kinemanë “Everyman Cinema Club” dhe ka për qëllim që të sjellë aktorë dhe regjisorë para publikut në një atmosferë interaktive.  Pasi u shfaq filmi, Arta Dobroshi u prezantua nga udhëheqja e këtij programi, Amanda Palmer. Me një anglishte solide, ajo u përgjigj pyetjeve të prezantueses Palmer dhe të të pranishmëve. Ajo tregoi rreth audicionit të parë për vëllezërit  Dardenne që u bë në Prishtinë ku ajo i kishte folur të vetmet fjalë frënge që kishte ditur, (ditët e javës), dhe kjo ishte incizuar nga asistenti i regjisorëve të njohur.  Më vonë, regjisorët kishin shkuar në Sarajevë ku e kishin filmuar gjatë gjithë ditës, e pas kësaj e kishin ftuar në Liège(Belgjikë) që të njihej me aktorët Jérémie Rénier (Claudy Moreau) dhe Fabrizio Rongione (Fabio) dhe pasi kishin punuar së bashku disa ditë i thanë: “Urime, ti je Lorna”!

http://www.dailymotion.com/videox622lj



Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.