Washington,Obama viziton Shtëpinë e Bardhë

November 11, 2008   | Bota

Në Shtëpinë e Bardhë nis transizioni. Për herë të parë pas zgjedhjeve, presidenti i ri i SHBA-së Barak Obama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Mishel vizituan mbrëmë Shtëpinë e Bardhë, aty ku, pas janarit sw bashku dhe me dy fwmijwt e tij do të banojë për 4 vjet. Në Shtëpinë e Bardhë Obama dhe bashkëshortja e tij janë pritur nga Xhorxh W Bush dhe bashkëshortja Laura. Kjo  vizitë që mund të quhet dhe hapi i parë drejt një tranzicioni, i cili mendohet se do të jetë shumë i shpejtë dhe me shumë të reja. Kameramanë dhe fotoreporterë kanë fokusuar imazhe të presidentit të sapozgjedhur me bashkëshorten e tij, së shpejti first lady, teksa zbrisnin nga limuzina e zezë; shtrëngimin e duarve mes dy liderëve, puthjen e dy zonjave dhe më pas foton e përbashkët e cila do të vendoset në muzeun e fotografive në Shtëpinë e Bardhë.
BallkanWeb