Alban Skenderaj:Këngët e mia duan dedikim të veçantë

November 13, 2008   | Lajmet / Vijesti

Ndonëse ka pritur 3 vjet që të sjellë në treg albumin e dytë, “Melodi”, kjo nuk do të thotë se këngëtari i famshëm Alban Skenderaj është përtac. Përkundrazi, ai ka mbrojtur fuqishëm veten duke pohuar se këngët e tij duan një dedikim të veçantë, prandaj koha prej 3 vjetësh, derisa albumi i tij ka parë dritën, ka qenë kohë përkushtimi dhe pune e vërtetë e këngëtarit.
“Këngët e rrymës që preferoj unë jetojnë më gjatë, ndaj dhe duan më shumë dedikim”, ka pohuar për televizionin Top Channel, Albani.
Si dëshmi të këtij fakti, ai ka kujtuar rastet e shpeshta kur atij ende i kërkohet të këndojë këngën e tij të parë “Vetëm ty”.
Ndryshe, Albani sërish është shfaqur publikisht përkrah këngëtares Miriam Cani, në një gala mbrëmje që regjisorja Vera Grabocka dhe aktori Timo Flloko, kanë organizuar për aktorin me origjinë shqiptare, Jim Belushi.

Infopress


Exclusive Top SHOW – Alban Skenderaj

http://shqiphost2.top-channel.tv/18754796/topshow/topshow30tetor.flv
5