Bellushi: ‘Gjenet e mia janë shqiptare, në damarët e mi rrjedh gjak shqiptari’

November 13, 2008   | Lajmet / Vijesti

Presidenti shqiptar, Bamir Topi, ia ka dorëzuar atij dekoratën “Nderi i Kombit”, gjatë një ceremonie zyrtare të zhvilluar në Tiranë
Aktori i famshëm amerikan Xhim Bellushi, 54-vjeç, ka marrë njërën nga dekoratat më të larta shqiptare. Shqipëria është krenare me Bellushin dhe me dashurinë e tij ndaj vendit të paraardhësve të tij. Presidenti shqiptar, Bamir Topi, ia ka dorëzuar atij dekoratën “Nderi i Kombit”, gjatë një ceremonie zyrtare të zhvilluar në Tiranë. Prindërit e aktorit të njohur janë emigrantë nga Shqipëria, ndërsa aktori ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke pranuar dekoratën, Bellushi ka deklaruar se gjithmonë ka qenë krenar për prejardhjen e tij. “Gjenet e mia janë shqiptare, ndërsa nëpër damarët e mi, rrjedh gjak shqiptarë”, ka deklaruar Xhimi.
Kosova Sot

.