Arbana: Vajzat në Kosovë vishen më mirë se ato në Shqipëri

November 17, 2008   | Lajmet / Vijesti

Prezantuesja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, mendon se vajzat në Kosovë dinë të vishem dhe t’i përshtaten momentit shumë më mirë se vajzat në Shqipëri.
Këto fjalë Arbana i tha derisa ishte mysafire në emision e Top Channel, “Deja Vu”, duke komentuar një foto të një butiku, ku në plan të parë ishin veshjet e brendshme.
Arbana tha se vajzat në Tiranë nuk arrijnë të kuptojnë mirë se si duhet të vishen në momente të caktuara, duke mos dalluar veshjen në shkollë, me atë në një intervistë punësimi dhe me veshjen e natës, pra atë të klubeve.
Prezantuesja mendon se vajzat gabojnë kur vishen shumë seksi, “me minifund dhe taka të larta” si dhe duke ekspozuar veten kur shkojnë në konkurse punësimi, duke lënë të kuptohen nga punëdhënësit si objekt seksi, dhe jo si një punëtore.
Arbana ka thënë se një gjë të tillë nuk e ka vërejtur në Kosovë ku vajzat, sipas saj, dinë të zgjedhin veshjen e shkollës, atë të punës dhe veshjen e diskotekave.
Telegrafi

YouTube Preview Image
1