Diskutohet për përfaqësimin politik të pakicave

November 17, 2008   | Politika

Parlamenti i Malit të Zi dhe projekti për marrëdhënie etnike organizuan dje në podgoricë tryezën e rrumbullakët.
Podgoricë – Përfaqësimi politik i pakicave në Mal të Zi ishte temë e tryezës së rrumbullakët e cila u mbajt dje në Podgoricë në organizim të Parlamentit të Malit të Zi dhe Projektit për Marrëdhënie Etnike (PER).
Në tryezë u diskutua për statusin e përfaqësimit politik të pakicave në Mal të Zi, çështjet për të cilat eksziston papajtueshmëri, zgjidhjet që parashikohen në Ligjin për mbrojtjen e të drejtave të pakicave, zgjidhjet e mundshme, si dhe konsensusi mbi përfaqësimin politik të pakicave në raport me Kushtetutën e Malit të Zi dhe miratimin e Ligjit të ri të zgjedhjeve.
Tryezën e hapi kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, ministri për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Fuad Nimani, si dhe kryetarja e PER-it, Livija Plaks.
Kohapress