Rosela pretendente për çmimin “Kënga Magjike”

November 18, 2008   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja e njohur shqiptare Rosela Gjylbegu është njëra ndër pretendentet për të fituar çmimin kryesor të spektaklit “Kënga Magjike”.
Ajo është duke konkurruar në këtë festival me këngën “Tjetra”, një këngë kjo që është duke u pëlqyer shumë nga publiku shqiptarë. Ndërkaq, një burim i gazetës Express nga Tirana ka thënë se Rosela është njëra ndër pretendentët kryesore për çmim dhe është shumë afër marrjes se tij.
“Ajo po shkon me hapa të sigurt drejt fitores, por duhet pritur rezultatin final normalisht”, ka thënë ky burim.
Por, gjërat normalisht do të qartësohen në natën finale, aq më pak kur gjërat mund të marrin qasje tjetër pasi që “dallaveret”, nuk mungojnë në këtë festival.
Ardian Jasiqi
Gazeta Express

YouTube Preview Image