Nuk e dëgjon gruan, vazhdon boksin

November 19, 2008   | Shtypi / Mediji

Gruaja e Luan Krasniqit e sugjeron atë që t’i thotë lamtumirë boksit. Por, boksieri kosovar është i gatshëm të mos i dëgjojë fjalët e bashkëshortes, nëse promotori i tij Klaus-Peter Kohl i siguron një revansh me Dimitrenkon
Luan Krasniqi nuk e ka ndërmend të dorëzohet. Edhe pse të shtunën e humbi ‘shansin’ e fundit kundër Aleksander Dimitrenkos, kosovari duket se nuk do të pensionohet nga boksi profesionist.
Edhe pse gruaja e tij e sugjeron që t’i japë fund karrierës, boksieri me prejardhje nga Juniku nuk e ka ndërmend të ndalet. Luani është i gatshëm të mos i dëgjojë fjalët e bashkëshortes, nëse promotori i tij Klaus-Peter Kohl i siguron një revansh me Dimitrenkon.
“Unë mund ta kundërshtoj gruan, me kusht që promotori Klaus-Peter Kohl arrin të ma sigurojë një rimeç me Dimitrenkon”, ka thënë Krasniqi në një intervistë dhënë të përditshmes “Stuttgarter Zeitung”.
Pas humbjes nga Dimitrenko, Krasniqi vetëm sa është larguar më shumë top 15-shes së renditjes botërore. Mirëpo, 37 vjeçari me dy fitore radhazi synon ta fitojë një rast për të luftuar për titullin e kampionit të botës.
Krasniqi ka paralajmëruar se do të takohet me të afërmit e tij, para se të vendosë përfundimisht për të ardhmen e tij.
“Unë vazhdoj stërvitjet. Nuk mund të ndalem kështu. Bateria edhe më tutje është e mbushur plotë, unë kam shumë vetëbesim”, ka thënë Krasniqi.
Sipas tij, ai ka edhe më tuje premtimin që ia ka dhënë legjendës së boksit gjerman Max Schmeling. “Unë i kam premtuar diçka atij, që do ta sjell titullin e kampionit botëror në Gjermani”, tha Krasniqi i cili në boksin profesionist i ka zhvilluar 35 meçe: prej tyre 30 i ka fituar, 4 i ka humbur, kurse në 1 ka barazuar.
Gazeta Express

YouTube Preview Image