Fituesja e festivalit “Kënga Magjike 2008”, Jonida Maliqi.

November 23, 2008   | Lajmet / Vijesti

Thesi magjik i Gjebresë
Nga thesi magjik i Gjebresë janë ndarë 31 çmime. Nga nata finale që u mbajt të shtunën, lirisht mund të thuhet se festivali “Kënga Magjike”, mund të futet edhe në libër të “Guinness”, pasi që pothuajse të gjithë këngëtarët u shpërblyen me diçka. Madje nuk pat këngëtarë konkurrent sa kishte çmime.
Një thes me çmime është ndarë në festivalin e këngës “Kënga Magjike 2008”. Ajo që është parë nga fytyrat e këngëtareve në fund të spektaklit “Kënga Magjike”, kanë qenë vetëm buzëqeshjet, ndërkaq edhe njëherë këtë festival e ka fituar një këngëtare e cila ka qenë plotësisht “out” – madje nuk ishte përfolur aspak nga mediat si pretendente për çmimin kryesorë.
Duket se edhe njëherë kanë triumfuar ata të cilët kanë shkruar më shumë tekste dhe kanë aranzhuar më shumë këngë për këngëtaret pjesëmarrës – e që shumica e tyre janë miq të ngushtë të prezantuesit dhe drejtorit të këtij festivali, Ardit Gjebresë.
Në fund Jonida Maliqi triumfoj në spektakël me këngën “Njeri nga ata”, me një këngë që ishte e punuar me kompozim të Kaliopit, orkestrim të Darko Dimitrovit dhe me tekst të Aida Barakut. Ndërkaq, Aleksandër Gjoka dhe Soni Malaj janë kënaqur kësaj radhe me çmimin e dytë respektivisht të tretin.
E mira e këtij festivali ka qenë kënga e këngëtares Elsa Lila, “Pyes Lotin”, e cila këngë u realizua “Unplugged”, dhe ajo fascinoj publikun në sallë. Edhe motrat Libohova me zërin e tyre karakteristik kanë emocionuar publikun në sallë, përderisa Genta Ismaili dhe Pirro Çako nuk kanë qenë në nivelin e duhur të interpretimit të tyre “Live”.
Edhe në këtë festival kosovarët janë shpërblyer me çmime të ndryshme. Nga Kosova kanë fituar Eliza Hoxha, Dafina Zeqiri, Teuta Kurti, Yllka Kuqi dhe Stine dhe Skillz. E vetmja që është ndarë pa asnjë çmim ka qenë aktorja dhe këngëtarja Ryva Kajtazi.
E mira tjetër e këtij festivali ka qenë edhe skenografia dhe ndriçimi që e kanë bërë spektaklin të duket tamam ashtu si duhet.
Ndërkaq, këngëtarët shumica e tyre janë ndarë të kënaqur. Pasi që kanë marrë çmime.
Jonida Maliqi, ka qenë krejtësisht e befasuar me çmimin saqë nuk ka mundur t’i besoj vetës se e ka fituar atë. “Kjo është një gjë që më se paku e kam pritur”, ka thënë Jonida pas marrjes se çmimit.

Fjalë të mira për festivalin ka pasur edhe këngëtarja Teuta Kurti, e cila ka thënë se i pëlqen të marrë pjesë në këtë festival për shkak të organizimit spektakular që i bëhet.

Çmimet e “Këngës Magjike”

“Çmimi i Parë” – Jonida Maliqi

“Çmimi i Dytë” – Aleksandër Gjoka

“Çmimi i Tretë” – Soni Malaj
———-
“Çmimi i Publikut” – West Side Family

“Çmimi i Internetit” – Soni Malaj

“Çmimi Jon Music” – Teuta Kurti

“Çmimi Tendence” – Qelbanix

“Çmimi Magjia e Parë” – Dafina Zeqiri

“Best Kantautor” – Mariza Ikonomi

“Best Melody” – Yllka Kuqi

“Çmimi i Interpretimit” – Eliza Hoxha

“Best Vocal” – Hana Cakuli

“Çmimi Televiziv” – Bleona Qereti

“Çmimi Fun Tune (AMC)” – Eneida Tarifa

“Kenga Stil” – Kastro Zizo

“Çmimi i Kritikes” – Juliana Pasha

“Kenga Hit (Radio NRG)” – Pirro Cako

“Best Balade” – Silva Gunbardhi

“Best Group” – Produkt 28

“Çmimi Diskografik” – Aleksander Gjoka

“Çmimi Cesk Zadeja” – Rosela Gjylbegu

“Best Hip Hop” – Stine & Skillz

“Çmimi Prezentimi Skenik” – Çiljeta Xhilaga

nga Ardian Jasiqi
Burimi / Gazeta Express

YouTube Preview Image YouTube Preview Image