Berisha-Gjukanovic “njëzëri” kundër planit të Ban Ki Moon

November 25, 2008   | Lajmet / Vijesti

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Tiranë. Pas një takimi me homologun shqiptar, te dy kryeministrat komentuan planin e Sekretarit te Përgjithshëm të OKB për implementimin e misionit EULEX në Kosovë. Gjithashtu, Berisha vlerësoi marrëdheniet e shkëlqyera me Malin e Zi dhe bëri të ditur fushat ku pritet bashkëpunim konkret mes dy vendeve.

TIRANË -“Ndarja e Kosoves mbi baza entike eshte nje plan i varrosur”. Kështu e ka vlerësuar Kryeministri malazez, Millo Gjukanovic planin prej 6 pikash qe OKB ka propozuar per Kosoven, pas nje takimi sot ne Tirane me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha.
Kryeministrat e Shqipërisë dhe Malit të Zi në një konferencë të përbashkët për shtyp komentuan planin e Sekretarit te Përgjithshëm të OKB për implementimin e misionit EULEX në Kosovë. Kryeministri malazez shprehu qendrimin e qeverise se tij per Kosoven duke theksuar se qeveria e tij eshte kunder cdo ndarjeje te shtetit te ri. Sipas Gjukanovic një ndarje e Kosovës do të shkaktonte reaksione zinxhir në rajon që nuk do t’i shërbenin aspak stabilitetit. Nga ana e tij, kryeministri Sali Berisha u shpreh kundër planit gjashtë pikash për implementimin e misionit EULEX në Kosovë. “Plani ka probleme serioze, pasi favorizon një ndarje të butë të Kosovës”. Kryetari i qeverisë shqiptare vlerësoi se problem serioz në Ballkan është nacionalizmi i serbeve.
Berisha dhe Gjukanovic kërkuan që Këshilli i Sigurimit të konsultohet gjerësisht me faktorët lokalë rreth planit që parashikon për Kosovën. Sipas tyre plani aktual 6 pikësh ka probleme serioze në përbërjen e tij. Në këtë temë, ata shpresuan se KS do të gjejë një projekt të pajtueshëm.

Berisha: Mali i Zi ndihmoi Kosoven
Kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot një takim të veçantë me kryeministrin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë. Mbas këtij takimi Berisha dhe Djukanoviç, dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp në mjediset e Kryeministrisë. Në konferencë Berisha vuri theksin ne ndihmën që i dha Mali i Zi, Republikës së Kosovës me njohjen që i bëri shtetit të ri.
Kryeministri Berisha, vlerësoi vecanërisht rolin e Gjukanovicnë kontrobutin për njohjen e pavaresisë së Kosovës.
“Shqiptarët kanë patur dhe kanë tek Millo Gjukanoviç një mik të çmuar, një mik të ditëve të vështira të tyre. Ndihma e tij dhe kombit të tij që iu dhanë shqiptarëve në ditët më të vështira të tyre në Kosovë, përbën një bazë per marrëdhënie të shkëlqyera mes dy vendeve”, u shpreh Kryeministri Sali Berisha. Kryeministri shprehu bindjen, se kjo vizitë është një kontribut i rëndësishëm në marëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë midis dy vendeve dhe për intesifikimin e tyre, në të gjitha fushat në interes të dy kombeve e vendeve dhe Rajonit në tërësi.

Vlerësohen marrëdhëniet mes dy vendeve. Ja bashkëpunimi që pritet
Berisha dhe Gjukanoviç, konfirmuan se diskutuan gjeresisht mbi zhvillimin e marëdhënieve në te gjitha fushat, duke rënë dakord të intensifikojnë të gjitha përpjekjet për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, që po rritet si pasojë e marrëveshjeve të tregtisë së lirë si dhe për bashkepunim në infrastrukturë.
Berisha tha se Qeveria Shqiptare mbështet ndërtimin e autostradës Adriatiko-Joniane. “Qeveria mbështet plotësisht dhe do krijojë lehtësite e nevojshme për lidhjet infrastrukturore, këto ditë shpallet fituesi i tenderit Shkodër- Hani i Hotit, së shpejti hapet tenderi për rrugën Shëngjin-Ulqin.” tha Berisha.
Gjatë konferencës për shtyp u deklarua se së shpejti do të fillojë lidhja detare Durrës-Tivar dhe ajo ajrore, Tiranë-Podgorice.
Të dy kryeministrat ndanë pikpamje të njëjta për forcimin e bashkëpunimit në luftën ndaj kriminialitetit dhe mbi zhvillimet ne Rajon si dhe vendosmërinë për integrimin në NATO dhe Bashkimin Europian
Burimi / Balkanweb

http://shqiphost.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/berisha-gjukanovic.flv