Kumtesë për Media , për ndërtimin e arkave nga betoni në Bulevarin Skenderbeu

December 4, 2008   | Shoqëria / Društvo

Kryetari aktual dhe ish-kryetari i Komunës, Hajdinaga dhe Nimani, ministrat, te cilët për 6 vite e gjysmë, apo rreth 2500 ditë, nuk patën sukses që  për mandatet e tyre të aprovojnë as edhe një plan urbanistik për territorin e Komunës se Ulqinit, dhe në mandatet e të cilëve Ulqinin e ka përfshirë një ndërtim i tmerrshëm total pa plane,  përsëri premtojnë që viti i ardhshëm do të jetë viti i bumit të investimeve. Por edhe qytetarët e dinë që 2009.-ta është vit zgjedhor.
Duke shfrytëzuar vizitën e ministrit pa portfel Numanoviq, kryetarit të Komisionit për fatkeqësi elementare, Hajdinaga dhe Nimani përsëri plasojnë mashtrimet e veta parazgjedhore mbi investimet në komunën e Ulqinit. Sikurse mos të bëhet fjalë për 50,000 euro qytetarët edhe do ti besonin për këto investime. Përkujtojmë që kjo është përafërsisht vlera që Komuna e Tivarit i ka dhënë falas Ulqinit për ndërtimin e arkave nga betoni në Bulevarin Skenderbeu. I falënderojmë Komunës së Tivarit në ndihmë edhe pse për këto arka nuk kemi pas nevojë dhe pyetemi cilët janë shkaqet që kanë ndihmuar.
2008.-ta do të mbahet mend edhe me dhurata të ndryshme dhe këto Auto ambulanca për Shtëpinë e shëndetit dhe pastruesi i përdorur për ndërmarrje komunale gjë që kryetari,  në prononcimin me rastin e dy vjetorit të marrjes së funksionit, i numëron në sukseset e veta.
Shpresojmë që viti i ardhshëm do të jetë më i suksesshëm por kemi 2500 arsye për dyshime.
Shërbimi informativ i Forcës
Forca e re demokratike