Mali i Zi aplikoi sot anëtarësim në Bashkimin Evropian

December 15, 2008   | Lajmet / Vijesti
milo djukanovic ollie rehn nicolas sarkozy1 300x200 Mali i Zi aplikoi sot anëtarësim në Bashkimin EvropianNë një ceremoni të veçantë që u zhvillua në pallatin presidencial francez ne Paris, kryeministri i Mali të Zi Millo Gjukanoviç i dorëzoi zyrtarisht Presidentit francez Nicolas Sarkozy, njëkohësisht President i këshillit evropian të BE-së, aplikimin për anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian.
“Komisioneri Olli Rehn në këtë moment po merr pjesë në takimin e Presidentit Sarkozy me Kryeministrin e Malit të Zi Gjukanoviç në pallatin e Elizesë në Paris. Në takimin që filloi në mesditë Kryeministri i Malit të Zi i dorëzon aplikimin për anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian Presidentit të Këshillit të BE-së”, njoftoi Amadeu Altafaj, zëdhënës i Komisionit.
Fill pas ceremonisë zyra e komisionerit për zgjerim lëshoi një komunikatë për shtyp. “Kjo ditë është një etapë historike që shënon angazhimin shumë të rëndësishëm të Mali të Zi mbi vlerat e përbashkëta thelbësore evropiane”, përshëndeti Olli Rehn hapin e pritur prej kohësh të Malit të Zi.
“Mali i Zi ka bërë progrese të rëndësishme në përgatitjen për integrimin evropian. Egziston një konsensus mbi çështjen e integrimit evropian; ka një bilanc pozitiv të zbatimit të marrëveshjes së ndërmjetme dhe Mali i Zi luan një rol konstruktiv dhe stabilizues në rajon”, vlerësoi më tej Komisioneri.
Mali i Zi nënshkroi Marrëveshjen për Stabilizim-Asociimin me BE 14 muaj pas Shqipërisë. Komisioneri Olli Rehn njoftoi se Komisioni është i gatshëm të përgatisë opinionin për gatishmërinë e vendit në momentin kur vendet anëtare të BE-së të bëjnë kërkesën për një gjë të tillë.
Ernest Bunguri, Bruksel
ALSAT
0 Mali i Zi aplikoi sot anëtarësim në Bashkimin Evropian



Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.




*

 
 
 
 
Eko Farma - Shitja - Prodaja