Tv “Teuta” dhe KB “Ulqini” bën aksion humanitar që tejkaloi parashikimet

December 15, 2008   | Shoqëria / Društvo

Organizatorët e këtij aksioni kanë thënë se janë tejet të kënaqur me pjesëmarrjen e firmave nga Ulqini që, sipas tyre, i ka tejkaluar parashikimet.
Edhe drejtuesit e Shtëpisë së Fëmijëve “Mlladost” kanë shprehur kënaqësi dhe fjalë falënderimi për këtë aksion humanitar.
Televizioni “Teuta” dhe Klubi i Basketbollit “Ulqini” organizuan në prag të festave të fundvitit aksionin humanitar në ndihmë të Shtëpisë së Fëmijëve “Mlladost” në Bijellë.
Në aksion kanë marrë pjesë rreth 36 afaristë dhe njerëz të tjerë nga Ulqini të cilët kanë kontribuar me mjete financiare apo me prodhimet e veta.
Mjetet e grumbulluara i janë dorëzuar Shtëpisë së Fëmijëve në Bijellë nga organizatorët dhe basketbollistët e “Ulqini”-t, të dielën, në prag të ndeshjes së këtyre të fundit me KB “Primorje” në Herceg-Novi.
Me këtë rast, fëmijët e kësaj shtëpie kanë shfaqur një program të pasur kulturor.
Koordinatorët e aksionit kanë siguruar gjërat më të domosdoshme për fëmijët e kësaj shtëpie, në bashkëpunim me drejtuesit e Shtëpisë së Fëmijëve në Bijellë.
Organizatorët e këtij aksioni kanë thënë se janë tejet të kënaqur me pjesëmarrjen e firmave nga Ulqini që, sipas tyre, i kanë tejkaluar parashikimet.
Edhe drejtuesit e Shtëpisë së Fëmijëve “Mlladost” kanë shprehur kënaqësi dhe fjalë falënderimi për këtë aksion humanitar.
Është rënë dakort që ky aksion të bëhet traditë, prandaj Televizioni “Teuta” dhe KB “Ulqini” do të organizojnë për çdo dhjetor aksione të këtij lloji. Po ashtu është rënë dakort që 60 fëmijë të moshës shkollore, pas festave të fundvitit, të jenë mysafirë të basketbollistëve të “Ulqini”-t dhe Televizionit “Teuta”.
I.Kallaba
Koha Javore

1