Plazhi i Madh mund të tërheqë investitorët më të njohur botërorë

December 18, 2008   | Turizmi / Turizam

Sipas përfaqësuesve të kompanisë holandeze “Van Den Oever Zaaijer & Partners”

Përfaqësuesi i kompanisë “Van Den Oever Zaaijer & Partners”, Pol Van Vijk, ka thënë se projekti i tyre i respekton parimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përshtatet me ambientin natyror të Plazhit të Madh.

Potencialet e Plazhit të Madh mund t`i tërheqin lehtë investitorët më të njohur botërorë, ndërsa këtë hapësirë duhet zhvilluar në pajtim me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, kanë vlerësuar përfaqësuesit e kompanisë holandeze “Van Den Oever Zaaijer & Partners”.
Zgjidhja ideore e kësaj kompanie është zgjedhur si më e mira në konkursin për zgjidhjen më të mirë planifikuese “Plazhi i Madh, kompleks i qëndrueshëm turistik në bregdet” të shpallur nga Ministria për Zhvillim Ekonomik.
Përfaqësuesi i kompanisë “Van Den Oever Zaaijer & Partners”, Pol Van Vijk, ka thënë se projekti i tyre i respekton parimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përshtatet me ambientin natyror të Plazhit të Madh.
“Plazhi i Madh është mjedis shumë specifik dhe fantastik, disa pjesë të të cilit ndoshta janë shkatërruar, por në projektin tonë jemi munduar t`i rehabilitojmë dhe t`ua kthejmë bukurinë e tyre. Ky është drejtimi për të cilin mendohet kur bëhet fjalë për zhvillimin e qëndrueshëm”, ka deklaruar Van Vijk.
Ai ka përkujtuar se Plazhin e Madh e rrethojnë vegjetacioni i pasur dhe deti, si dhe që këtë hapësirë do të duhej shfrytëzuar maksimalisht sepse ekziston mundësia për zhvillimin e tij.
“Qëllimi ynë është që të realizojmë strukturën e disenjos urbane, e gjithsesi në tërë këtë duhet përfshirë edhe popullsinë lokale. Nuk ka rëndësi nëse do të ndërtohen komplekse apo hotele rezidenciale, por duhet të nxirret maksimumi që mund të ofrojë Plazhi i Madh”, vlerëson Van Vijk.
Kompania holandeze, ka shtuar ai, është fituese e shumë mirënjohjeve në këtë vend dhe në botë, ndërsa në bazë të projektit të tyre është ndërtuar edhe kompleksi me tri mijë shtëpi në Rusi.
Van Vijk ka thënë se projekti parashikon përdorimin e materialit i cili tashmë ekziston në Mal të Zi për ndërtimin e ardhshëm të kompleksit në Plazhin e Madh.
Në Panairin treditor të pasurive të paluajtshme MIPIM Horizons, të mbajtur në Kanë, janë prezantuar pesë projekte planifikuese për Plazhin e Madh, kompleks i qëndrueshëm turistik në bregdet.
Përveç kompanisë holandeze, projektet i kanë prezantuar edhe firmat PRP “Architects” nga Britania e Madhe dhe “Crawford Architects”, nga SHBA. Në Panair janë prezantuar po ashtu zgjidhjet planifikuese të kompanive “Archipelagos Aedas Team” nga SHBA dhe SSSCCM+PM nga Italia.

http://www.velikaplaza.info/?a=planners

Kohapress