Ja ku do t’i kalojne vip-at festat e vitit te ri!

December 26, 2008   | Lajmet / Vijesti

ja-ku-do-ti-kalojne-vip-at-festat-e-vitit-te-ri

Jonida
jonidaEdhe per Joniden ky vite qe shume me fat. Pjesmarrja ne reality Show-n “Big Brother” i dhuroj asaj famen dhe nje kontrate pune ne Top Media. Ajo ishte nga te paktat banore qe nuk u fut qe ne fillim, e megjithate gezon fame me shume sesa disa te tjere qe e provuan shtepin qe ne diten e pare. Persa i perkte festave te fund vitit ish banorja e “Big Brother”, e cila tashme njihet si prezantuesja e Top Albania Radios, eshte nje vajze tradicionele. Deri ne oren dymbedhjete te nates ajo do te qendroj me familjen e saj. Me pas, me motren dhe shoqerine do te festoje deri ne oret e para te mengjesit tek “Living Room”, nje nga vendet e saj te preferuara.

Elizaeliza

Eliza eshte shume e zene me projektet e saj kete fundvit. Per ata qe nuk e dine, pervec kenges ajo merret edhe me shoqata te ndryshme humanitare. Dhe tani me shume se kurre femijet e vegjel pa perkrahje kane nevoj per dashuri dhe ndihme. Pasi te mbaroje detyrimet ne pune, ajo do t’i kushtoj vetes disa dite pushim total. Do te qendroj ne familje, pasi per te nuk ka asgje me te mire sesa te rrije shtrire, te lexoj apo te shoh televizor ne shtepin e saj, duke shijuar gatimet e mamase, qe per te jane me te mirat ne bote!

Cifti Lako

gentiDuke qene se ky eshte viti i pare qe i gjen Migenen dhe Gentin si bashkeshorte, nuk kane deshiruar qe te levizin jashte Shqiperise. Cifti Sapo ka perfunduar nje oxhak shume te bukur ne vilen e tyre, gje qe ishte nje deshire dhe shije e perbashket. Flaka e ngrohte do te krijoje nje atmosfere shume te bukur kete fundvit per ta. Migena dhe Genti kane menduar te mblidhen me njerzit me te afert, vellain e Gentit dhe prinderit respektive e te festojne se bashku ne shtepine e tyre. “Kjo sepse tashme jemi nje familje dhe dashuria dhe harmonia me njeri tjetrin eshte koncepti qe kemi per festat e fundvitit,” na tregon Migena dhe shton duke qeshur se “kjo do te thote se do t’i pervishem punes per te gatuar!”. Pas ores nje do te dalim me miqte e ngushte ne kryeqytet por ende nuk e kane vendosur se ku. Mund te jete nje zgjedhje e rastit.


Xhemixhemi

Viti qe u mbyll shenoi disa etapa te rendesishme ne jeten e Xhemit. Ajo u rikthye ne ekranin qe beri te njohur, krah Adi Krastes ne nje spektakel qe ne nje kohe rekord u be shume i ndjekur. E ndersa vazhdonte studimet ne Universitetin e Tiranes, shtypi roze nuk e la asnjehere pas dore historine e saj te dashurise. Por duket se Xhemi sheh vetem planet dhe deshirat e saj, pa u shqetesuar per thashethemet. Lodhjen e kesaj kohe ajo do ta hedh pas kraheve duke planifikuar qe festat e fundvitit te jene vertet dite shume te bukura. Prezantuesja e kendeshme e spektaklit “E Diell!” ne “Top Channel” eshte nisur qe dy dite para krishlindjeve. Destinacioni saj ka qene Viena, ku do te kaloj festen ne cift. Me pas ajo do te rikthehet serisht ne Tirane, ku do te kaloje naten e ndrrimit te viteve.

Gjyste Vulaj
gjyste-vulajKengetarja nuk do te levize shume larg. Ajo eshte ftuar dy nete rradhazi ne nje diskotek ne Ulqin, ku do te pres ardhjen e Vitit te Ri. Pune e kombinuar me festimet. Se bashku me te do te jete edhe familja e saj, me te cilet do te shkembej urimet e para pas ores dymbedhjete.

Zanfina Ismajlizanfina-ismajli1

Motra e vogel e familjes Ismajli ka zgjedhur Gjermanine si vendin ku do te pres nderrimin e viteve. Ajo eshte e ftuar atje ne nje diskoteke te madhe, ku do te kendoje dhe do te fetoje me bashkeatdhetaret e saj. Kjo eshte nje menyre ndryshe e kalimit te festave per Zanfinen, e cila eshte mesuar qe zakonisht te jete prane familjes se saj.

Poni
poniKengetarja Vlonjate do te jete ne Amerike ditet e fundit te dhjetorit dhe ato te parat e janarit. Ajo eshte e ftuar ne nje koncert ne New York, ku do te kendoje per bashkeatdhetaret tane atje. Kjo do te jete nje menyre e mire per te punuar por edhe per te kaluar festat ne nje nga metropolet me te medhenj ne bote. Me siguri Poni do t’i pelqeje te beje pazare pa fund ne dyqanet shik dhe qendrat e medha tregtare.

Shpat Kasapishpat-kasapi

Shpat Kasapi do te lere pas kraheve eksperiencen jo fort te mire ne Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar dhe do te gezoje festat. Kengetari Maqedonas do te lere vendin e tij per te udhetuar drejte Zviceres. Pikerisht ne Zyrih ai do te jete ne nje koncert te organizuar per Shqiptaret qe jetojne aty. Kjo ka qene oferta me e mire midis shume te tjerave qe ai ka pasur ndaj edhe Shpati ka pranuar pa hezitim. Ndonese atij nuk i pelqen qe te komentoje shume jeten private por flitet se Aferdita nuk do te jete prane tij. Megjithate, pasi te kalojne ditet e para te janarit, ai do te bashkohet me te dashuren e tij ne Amerike, ku do te nisin vitin e ri sebashku.