Podgorica e Shkupi së shpejti vendosin marrëdhëniet me Kosovën

December 26, 2008   | Rajoni / Region

prishtinaMinistri i Jashtëm i Malit të Zi, Milan Rocen, ka paralajmëruar se vendi i tij, së shpejti, do të vendosë marrëdhëniet diplomatike me shtetin e pavarur të Kosovës.
Nga ana tjetër, shefi i diplomacisë malazeze ka thënë se Podgorica nuk do të ngutet me vendosjen e ambasadorit të ri në Serbi, i cili ishte dëbuar nga ky vend pasi Mali i Zi njohu Kosovën.
Vendosjen e marrëdhënieve diplomatike e ka paralajmëruar edhe fqinji tjetër i Kosovës, Maqedonia.
Sipas gazetës Vesti, kjo pritet të ndodhë gjatë pjesës së dytë të janarit 2009.
Gazeta Express

garden-of-eatin-restaurant2