Krasniqi: Beogradi, politike terrori e genocidi

December 27, 2008   | Rajoni / Region

jakup-krasniqiKryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi, i cilesoi arrestimet e fundit ne Luginen e Presheves si brutale, ndersa akuzoi Beogradin se nuk eshte shkeputur ende nga polika e terrorit dhe e genocidit.
“Arrestimet e fundit janë në funksion të frikësimit të popullsise shqiptare ne Lugine”, u shpreh Krasniqi ne nje konference per shtyp.
Sipas tij, qellimet per zhvendosjen e njerezve nuk do te arrihen, ndersa u beri thirrje autoriteteve te Beogradit qe te tregojne pergjegjesi per keto momente historike.
“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Beogradit që t’i kthehen një politike të fqinjësisë së mirë me Kosovën dhe të sigurojnë të gjitha të drejtat qytetare, njerëzore e kombëtare për popullsinë shqiptare në Serbi”, u shpreh Krasniqi, duke kerkuar lirimin e 10 te arrestuarve.
Top Channel

http://shqiphost.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/krasniqi-arrestimet.flv