Lajmet nga Ulqini një vjet me ju: Gëzuar festat e vitit të ri

December 27, 2008   | Shoqëria / Društvo

gezuar-viti-i-ri-2009_stafi-nga-ulqiniStafi i Lajmeve nga Ulqini
Portali Lajmet nga Ulqini sapo mbushi një vjet. Një vjetori thonë është një moment krenarie, krenarie për atë që është arritur – ndërsa ne, për këto një vjet, arritëm shumë.
Portali  Lajmet nga Ulqini sot është portali më i vizituar nga ju – me rreth 50.000 vizita në muaj dhe me rreth 500.000 faqe të shfletuara – ndërsa vazhdon të zhvillohet më një rritje progresive rekorde.
Portali Lajmet nga Ulqini prin me vizitueshmëri në Ulqin, ndërsa është ndër top-ueb-faqet në gjuhën shqipe në Amerik,Zvicër,Gjermani,Franc,Australi,Kosovë,Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe kudo ku ka shqiptarë në botë.
Natyrisht, të gjitha këto të arritura janë bërë të mundur falë përkrahjes së vazhduar që kemi pasur nga Ju –
Portali  Lajmet nga Ulqini e ka përmbushur edhe një mision tjetër të shenjtë. Pos që ka ofruar një dritare për informim të shpejtë dhe të pavarur në gjuhën shqipe – Lajmet nga Ulqini ka vendosur standarde për zhvillimin e portaleve dhe ueb-faqeve të tjera në gjuhën shqipe, he asaj malazeze ku ka ndikuar në azhurnimin e faqeve ekzistuese shqiptare dhe atyre malazeze.
Portali Lajmet nga Ulqini me xhelozi e ruan pavarësinë e tij dhe emrin e besueshëm që ka krijuar në mesin e lexuesve. Kjo pavarësi editoriale ka ndikuar që portali Lajmet nga Ulqini të jetë burim i besueshëm i lajmeve – të cilat janë cituar nga mediat me të fuqishme mbarëkombëtare, rajonale e madje dhe ato botërore.
Së fundi, për t’i ndjekur trendet botërore të portaleve dhe për të qenë sa më afër lexuesve të devotshëm, Lajmet nga Ulqini ka ndryshuar pamjen dhe ka shtuar disa rubrika unike, ndërsa së shpejti do të ofrojë dhe shumë risi të tjera.
Shfrytëzojmë rastin që të gjithë lexuesve t’ua urojmë Vitin e Ri 2009 – me dëshirat me të mira në jetë.
Gëzuar për shumë mot!

Pranoni urimet më të përzemërta të Stafit,Lajmeve nga Ulqini dhe të 1500 anëtarëve të komunitetit tonë të Lajmeve nga Ulqini. Gëzuar Vitin e Ri 2009! Le të jetë ky vit i ri një vit i bekuar që sjell shëndet, paqe e dashuri në jetën tuaj dhe të familjes suaj.
Iu plotësofshin të gjitha dëshirat e zemrës dhe paçi vetëm gaz e hare në jetën tuaj.
Dhe mos harroni se sado larg nga vendlindja dhe familja që jeta mund t’u ketë hedhur, familja jonë e madhe virtuale do të jetë gjithmonë pranë jush. Jeni gjithmonë të mirëpritur në Lajmet nga Ulqini.

Edhe njëherë Gëzuar Vitin e Ri 2009!

Stafi i Lajmeve nga Ulqini

garden-of-eatin-restaurant21


2