Mbi 150 të vrarë dhe 300 të plagosur në Rripin e Gazës

December 28, 2008   | Bota

izraeli-masaker-ne-palestineSi pasojë e sulmeve izraelite me raketa, në Rripin e Gazës janë vrarë të paktën 150 vetë, ndërsa janë plagosur mbi 300 të tjerë. Supozohet se ndër të vrarët është edhe shefi i policisë së Hamasit.
Hamasi është përgjigjur me kundërgoditje ndaj territoreve izraelite, prej nga njoftohet për një izraelit të vrarë. Presidenti palestinez Mahmoud Abbas, ka dënuar sulmet izraelite dhe ka vendosur kontakte urgjente me disa prej homologëve të tij nga vendet e rajonit.
Për shkak të gjendjes alarmante, Egjipti i ka hapur kufijtë për automjetet e ndihmës së shpejtë, në pjesën ku kufizohet me Rripin e Gazës.
Ministrat e jashtëm të shteteve arabe paralajmëruan këshillime emergjente. Ndërkohë që përfaqësuesi i BE për politikën e jashtme dhe sigurinë, Javier Solana u ka bërë thirrje palëve për ndërprerjen e menjëhershme të konflikteve.
Britania e Madhe është shprehur e shqetësuar për shkak të sulmeve izraelite. SHBA-të kumtuan se Hamasi duhet të ndërpresë sulmet terroriste, në qoftë se do të bëhet pjesë e zgjidhjes paqësore.
Ndërsa Izraeli ka paralajmëruar mundësinë e shtrirjes së sulmeve kundër islamistëve radikalë. Përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme, Jigal Palmor deklaroi: “Në qoftë se Hamasi vazhdon agresionin e tij, ne nuk kemi zgjidhje tjetër. Por ende nuk është vonë që palestinezët t’i bëjnë thirrje Hamasit që ta ndërprejë dhunën.”
Presidenti izraelit Shimon Peres, me gjithë shkallëzimin e situatës, e konsideron të mundshme një marrëveshje me palestinezët vitin e ardhshëm. Mirëpo mbajtësi i çmimit Nobel për paqen, ka përjashtuar bisedimet me Hamasin.
D-Welle

http://shqiphost.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/ofensivaizrael.flv