Mali i Zi, duhet të plotësojë kriteret për antarësim në BE

December 29, 2008   | Shtypi / Mediji

europaBurime nga Republika çeke, e cila do të marrë më 1 janar kryesimin e rradhës të BE-së, sqarojnë se kandidatura e Malit të Zi për antarësim në bashkim, do të merret në analizë, më 26 janar. Hapi i parë duket se është ngarkimi i Komisionit Europian me vlerësimin e përgatitjeve që Podgorica duhet të bëjë deri te anëtarësimi i plotë, çka duhet të kërkojë disa vjet. Vetëm atëherë 27 vendet e BE-së, duhet të vendosin nëse mund t’i japin Malit të Zi statusin e vendit kandidat, kërkesa për të cilin u bë ditën e hënë. Por anëtarësimi i Malit të Zi, për momentin kundërshtohet nga disa shtete, të kryesuara nga Gjermania, të cilave mund t’u bashkohet edhe Franca. Një diplomat çek në Bruksel, ka bërë të ditur se në analizë mund të merret edhe Shqipëria, e cila brenda pak javësh, pritet të pasojë hapin e bërë nga Mali i Zi.
Top Albania Radio