Mungon Miloti, hallakatet Genta

December 30, 2008   | Lajmet / Vijesti

genta-ismajli-eshte-hallakaturKëngëtarja Genta Ismajli është hallakatur të shtunën në mbrëmje në klubin “Flirt” të Prishtinës. E shoqëruar me një grup vajzash ajo këtë rradhë ka qenë e vetmuar dhe pa të dashurin e saj Milotin. Mirëpo për Genten nuk është hera e parë që del në mbrëmje të tilla e pashoqëruar me të dashurin e saj, edhe pse disa herë nëpër intervista ka treguar se është e dashuruar marrëzisht në të. Përveç kësaj, këtë herë vihej re edhe një rënie e madhe nga pesha, dhe me siguri bëhet fjalë për ndonjë dietë të cilën këngëtarja e ka filluar kohët e fundit. Kjo shihet qartë edhe në foton që është shkëputur nga paparaci në atë mbrëmje ku e shoqëruar ka qenë edhe me Getoar Selimin dhe të dashurën e tij Hanën.
Kohëve të fundit mësohet se këngëtarja është shumë e zënë me xhirime të programit të Vitit të Ri por dhe dihet mirë se ajo këtë rradhë nëpër këto emisione dhe programe, do të paraqitet me këngët e albumit të fundit “Zero zero” pasi ajo ka shtuar se këngët janë të reja dhe të bukura kështu që është e natyrshme që ajo të mos shfaqet më këngë të reja.Por sipas informacioneve tona, ajo e ka lënë që klipin e këngës “E pambaruar” ta lançojë nëpër televizione në muajin shkurt të vitit që po vjen. Për këtë vit Genta ka realizuar një sërë klipesh për të cilët ka marrë edhe vlerësime pozitive. Ndërkohë që festën për këtë vit Genta do ta kalojë pranë familjes së saj.
Vip.Shqiperia

YouTube Preview Image

6