Izraeli pranoi armëpushimin në Gaza

January 7, 2009   | Bota

nicolas-sarkozy_hosny-mubarakIzraeli ka rënë dakord në principet e një propozimi për armëpushimin, duke shtuar shpresat për dhënien fund të konfliktit të dhunëshëm me palestinezët në Gaza.
Sfidë tashmë mbetet përshtatja e detajeve me principet, tha zëdhënësi izraelit Mark Regev. Grupi militant palestinez Hamas tha se ka pasur shenja positive për armëpushimin, por ende asnjë marrëveshje. Zhvillimet erdhën pasi Izraeli ndali operacionet ushtarake në rripin e Gazas për tre orë për të lejuar kalimin e ndihmave. Ndalja e operacioneve u bë nga mesdita deri në orën 15.00 sipas kohës qendrore europiane, ishte hapi i parë I tillë I Izraelit. Agjensitë e lajmeve njoftuan se banorët e Gazas vrapuan nëpër rrugë gjatë ndaljes së sulmeve për të marrë ushqime dhe vizituar të afërmit në spitale. Armëpushimi është kërkuar nga presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, me qëllim furnizimin e banorëve të Gazës me medikamente dhe gjërat më të domosdoshme. Mubaraku propozon që Izraeli më pas t’i fillojë edhe bisedimet me Hamasin radikal, për përfundimin e sulmeve të dyanëshme. Këto propozime ai i bëri pas bisedimeve me homologun e tij francez, Nicolas Sarkozy. Palët thanë se ende po shqyrtojnë planin e paqes.
ALSAT- M

http://shqiphost3.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/presion-izraelit.flv

Top Channel