Foto Exclusive: Të dashuruar Lorik Cana dhe Zana Krasniqi

January 11, 2009   | Lajmet / Vijesti

lorik-cana-i-dashuruar-me-zana-krasniqinDitët e fundit po flitet për një lidhje të mundshme dashurie mes supermodeles kosovare Zana Krasniqit dhe futbollistit të njohur shqiptare Lorik Cana. Vitin që kaloi të dy janë përfolur shumë si personalitet dhe kanë qenë shumë të suksesshëm. Nga një juri profesionale dhe njerëz shumë të njohur në Kosovë, Zana Krasniqi fitoi kurorën si “Miss Universe Kosova 2008” dhe përfaqësoi shtetin e Kosovës në një eveniment të madh bukurie “Miss Universe 2008”, gjë që bëri për herë të parë Kosovën të ndihet si shtet, por duke u radhitur në dhjetëshen e femrave më të bukura në rruzullin tokësor. Por nuk u ndal me kaq, duke vazhduar me shumë suksese të tjera, pasi asaj iu ofruan mundësi nga kompani të ndryshme të modës për të sfiluar për ta. Por bashkë me suksesin, gjatë vitit 2008 për Zanën nuk munguan as thashethemet. Duhet pasur parasysh se lidhja me Lorik Canën nuk është e para, që e vë në qendër të lajmeve rozë Zana Krasniqin, pasi disa vite më parë bukuroshja ka pasur edhe një lidhje pak më të gjatë me Laert Kelmendin, djalin e pronarit te Radio Televizionit 21, vend ku punoi gati gjithë familja e Zanës, babai i saj dhe motra Fjolla, e cila është redaktore e muzikës në programin “21plus”. Por kjo lidhje si duket nuk ka funksionuar duke e çuar çiftin drejt ndarjes. Të dyja këta janë fëmijë të dy personaliteteve shumë të njohura në Kosovë, ajo vajzë e kompozitorit të njohur kosovar Naim Krasniqit, kurse ai djali i Agim Canës menaxher i klubit futbollistik Vllaznia gjatë vitit 1980 dhe një futbollist shumë i njohur në kohën e ish-Jugosllavisë. Ashtu si Zana edhe Loriku ka qenë shumë i suksesshëm në karrierë. Si i ri ka luajtur në një klub futbolli zviceran, ku deri në vitin 2000 ai ka luajtur në “Lausanne sports”, derisa ka kaluar ne gjigantin francez Paris Saint-Germain. Zana dhe Loriku bien në sy edhe si një çift shumë i bukur dhe duke qenë kaq të rinj në moshë kanë arritur kaq shumë famë. Zana ka arritur një sukses të konsiderueshëm fal ndihmesës së madhe që i jep fotografi me famë botërore Fadil Berisha. Suksesi i Zanës nuk ishte vetëm kaq, ajo tashmë është bërë imazh edhe i parfumit të parë shqiptar, që mban emrin “GENTVIS Fragrance” ku një ndër themeluesit e këtij parfumi është Ilir Xheladini dhe për këtë parfum është punuar më shumë se 3 vite. Ne dëshirojmë që kjo lidhje të jetë e gjatë dhe sukseset e tyre në karrierë gjithashtu.

MBRETI I FUSHËS SË GJELBËR

Futbollisti prishtinas me famë franceze, kapiteni i ekipit Olimpique de Marseille, Liga e I-rë (Francë), po i përjeton ditët më të bukura të rinisë: luan shkëlqyeshëm, është i dashuruar, jeton në qytetin piktoresk bregdetar të Marsejës, ku dhe ka kaluar natën e Vitit të Ri, është futbollist i paguar mirë dhe i janë qepur keq Arsenali dhe Evertoni anglez… Sipas të gjitha gjasave, ky do të jetë sezoni i fundit i Lorik Canës në stadiumin “Veledrome”. “Nuk jam shumë i sigurt, ka shumë mundësi që ky të jetë viti i fundit që unë luaj në Marsejë”, ka thënë ai. Bayern Munich objektiv ka edhe transferimin e mesfushorit të Marsejës, Karim Ziani si zëvendësim i mundshëm i Bastian Shvanshtajger. Sipas football.fr, gjiganti bavarez gjatë verës mund të paguajë 25 milionë euro për dyshen marsejeze Cana–Ziani.

Panorama

Intervju speciale e Lorik Canës…….

20