Mali i Zi dhe Kroacia për kufirin në Prevlakë

January 16, 2009   | Shtypi / Mediji

prevlakaGrupet punuese të Malit të Zi dhe Kroacisë për definimin e kufirit në siujdhesën Prevlakë duhet sot në Zagreb ta mbajnë takimin e parë.
Anëtari i delegacionit kroat Rudolf Davorin për mediumet malazeze deklaroi se me vullnet të mirë politik, çështja për kufijt do të mund të zgjidhet shpejtë.
“Nëse ekziston vullnet politik, kjo mund të zgjidhet shpejtë, sigurisht duke mbajtur llogari për interesat e të dyja palëve”, vlerësoi Davorin.
Siujdhesa Prevlakë i takon Kroacisë. Çështja kyçe në vërtetimin e kufirit është vija detare nga hyrja në Gjirin Bokakotorian, që i takon Malit të Zi.
Makfaks

1