KK”Champion” fitoi 39 medalje

January 17, 2009   | Sporti / Sport

kk_championKlubi i karatesë “Champion” përfundoi sezonin e garave për vitin 2008
Me përfundimin e këtyre garave, Klubi i Karatesë “Champion” e përfundoi sezonin e garave për këtë vit me mjaft sukses, siç ishin ato në Hungari, Kroaci, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni, Kosovë, Shqipëri si dhe të gjitha garat e tjera shtetërore. “Champion” edhe si klub, por edhe si përfaqësues i qytetit të Ulqinit me dinjitet vazhdon ta mbajnë emrin e vet. Trajnerët e këtij klubi, Lekë Markiqi, Nail Kurtoviqi dhe Gent Salaj janë më se të kënaqur me arritjet e treguara të garuesve, duke marrë parasysh se klubi është themeluar para një kohe të shkurtër.
Me rastin e çlirimit të Kryeqytetit, në organizimin e Klubit të Karatesë “Buduqnost”nga Podgorica në Qendrën Sportive “Moraça” u organizuan garat e 29-ta tradicionale në të gjitha kategoritë, ku morën pjesë 28 klube me mbi 500 garues nga Mali i Zi. Në mesin e konkurrentëve ishte edhe Klubi i Karatesë “Champion” nga Ulqini, i cili mori pjesë me 29 garues dhe fitoi gjithsejt 39 medalje. Kështu ai mori 5 medalje të arta, 14 të argjendta dhe 20 të bronzta, si dhe Kupën për vendin e tretë. Ekipi “Champion” renditet ndër klubet më të mira në Mal të Zi.
Në konkurrencën e katave individuale, me medalje të arta u kurorëzuan Admir Sela, Eliza Markiqi dhe Nexhad Çobiq, me ato të argjendta Elvir Delanin, Elvir Lika,Genc Murati, Shaban Murati, Ena Kovaçeviq dhe Milica Popoviq, kurse në të njëjtën konkurrencë, medalje të bronzta iu ndanë Ermir Kurtoviq, Nikolla Junkoviq, Vasilije Brajeviq, Goran Kilibarda, Elvis Delanin, Edina Çaushi, Ardian Dasharami, Eldin Murati dhe Gent Jakupi. Në kata ekipore të grupmoshës `98/97 me medalje të bronztë u kurorëzua ekipi i përbërë nga: Genc Murati, Adonis Markashi dhe Ardian Dasharami.
Në kata ekipore të grupmoshës `98/97 me medalje të bronztë u kurorëzua ekipi i përbërë nga: Genc Murati, Adonis Markashi dhe Ardian Dasharami. Në kata ekipore të grupmoshës `94/93 me medalje të argjendtë u kurorëzua ekipi i përbërë nga Sllobodan Batriqeviq, Denis Idrizoviq dhe Zemrudin Murati.Kurse në kata ekipore të grupmoshës `92/91/90 gjithashtu me medalje të argjendtë u kurorëzua ekipi i përbërë nga: Gjovan Shkrela, Nexhad Çobiq dhe Rizo Resyloviq.
Në luftëra individuale, medalje të arta iu ndanë garuesve Adonis Markashi dhe Gjovan Shkreli, i cili në konkurrencën e juniorëve dëshmoi se zgjedhja e tij për përgatitjet në përfaqësuesen e Malit të Zi nuk është e kotë. Gjithashtu në luftra individuale me medalje të argjendta u kurorëzuan: Ivana Rangjelloviq, Sllobodan Batriqeviq dhe Nexhad Çobiq. Ndërsa me medalje të bronzta po në këtë konkurrencë u kurorëzuan: Genc Murati, Ardian Dasharami, Ermin Çoroviq, Ena Kovaçeviq, Gent Jakupi, Edin Vejsilloviq, Zemrudin Murati dhe Denis Idrizoviq.
Me këtë turne, Klubi i Karatesë “Champion” e përfundoi sezonin e garave për këtë vit me mjaft sukses, siç ishin ato në Hungari, Kroaci, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni, Kosovë, Shqipëri si dhe të gjitha garat e tjera shtetërore. “Champion” edhe si klub, por edhe si përfaqësues i qytetit të Ulqinit me dinjitet vazhdon ta mbajnë emrin e vet. Trajnerët e këtij klubi, Lekë Markiqi, Nail Kurtoviqi dhe Gent Salaj janë më se të kënaqur me arritjet e treguara të garuesve, duke marrë parasysh se klubi është themeluar para një kohe të shkurtër. Meritë për këtë është jo vetëm puna e palodhshme e trajnerëve, por edhe dëshira e fëmijëve për t`u renditur ndër më të mirët, por edhe përkrahja e prindërve të tyre na ka dhënë vullnet që t`i përvishemi edhe më fortë kësaj pune. Pjesëmarrja në këto gara do të ishte e pamundur pa mbështetjen e sponzorit të përgjithshëm, “Prva Banka CG”, Komuna e Ulqinit si dhe të gjithë sponzorët e tjerë që vazhdimisht na përkrahën. Ky klub me afro 100 nxënës të anëtarësuar edhe për vitin e ardhshëm premton rezultate të mira.
Kohapress

1