Djukanovic s’ka lidhje me vrasjen

January 22, 2009   | Lajmet / Vijesti

veselin-veljovic_drejtori-i-drejtoratit-te-policise-se-malit-te-ziDrejtori i Drejtoratit të Policisë së Malit të Zi, Veselin Veljovic, i demantoi ashpër pohimet e revistës kroate ‘Nacional’, se kryeministri malazez, Djukanovic, dinte se për përgatitej vrasja e pronarit të saj, Ivo Pukanic.
“Informatat e Nacional, që lidhen me deklaratat e disa zyrtarëve rreth përfshirjes ose njohurive për vrasjen e Ivo Pukanic, e në të cilat në këtë kontekst përmendet emri i Milo Djukanovic, janë absolutisht të pasakta”, i tha Veljovic gazetës malazeze ‘Vjesti’.
‘Nacional’, në tekstin “MPB e Serbisë ndihmon, Mali i Zi saboton”, vrasjen e Pukanic e lidhte me shkrimet për mafian e duhanit dhe me kërcënimet e biznesmenit serb, Stanko Subotic, i cili prezantohej si mik i kryeministrit Djukanovic.
Gazeta Express