Jozefina Topalli takon përfaqësuesit e partive shqiptare në Parlamentin e Malit të Zi – Video

January 28, 2009   | Lajmet / Vijesti

jozefina-topalli_ferhat-dinoshaKryetarja e Kuvendit takime me përfaqësues të partive shqiptare në Parlamentin e Malit të Zi. Kryetarja e Kuvendit takon Kryetarët e Bashkive të Podgoricës dhe Tuzit.
Gjatë vizitës së saj një ditore ne Mal të Zi , Kryetarja e Kuvendit i ka kushtuar një kohë të veçantë takimeve me përfaqësuesit e partive shqiptare në parlamentin e Malit të Zi .
Në takime të veçanta, Kryetarja e Kuvendit dhe delegacioni që e shoqëronte, biseduan me përfaqësuesit e Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve, kryesuar nga Ferhat Dinosa, me përfaqësues të Alternativa Shqiptare, kryesuar nga  Vaselj Sinistaj dhe përfaqësuesit e Aleancës Demokratike, kryesuar nga  Mehmet Bardhi.
Temë e bisedave ishte rritja e bashkëpunimit mes deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë dhe deputetëve të partive shqiptare të Malit të zi, për të konkretizuar projekte dhe nisma të përbashkëta jo vetëm dy palëshe por edhe rajonale.

Kryetarja e Kuvendit vlerësoi rolin e partive shqiptare në Parlamentin  e Malit të Zi në harmonizimin e jetës në këtë shtet multietnik, por edhe kontributin e tyre në reformat e realizuara nga Mali i zi në perspektivën e tij Euro-Atlantike.
Bashkia e Podgoricës dhe ajo e Tuzit ishin stacionet e fundit, por jo më pak të foto28 rëndësishme të vizitës së Kryetares së Kuvendit në shtetin fqinj të Malit të Zi.

Projektet konkrete që lidhin Shkodrën me këto dy qytete por përmes tyre Shqipërinë dhe Malin e Zi, ishin qendër e bisedave të veçanta me zotin Miomir Mugosa, Kryetar i Bashkisë së Podgoricës dhe zotin Smajl Cunmulaj, Kryetar i Bashkisë Tuz.

Me Kryetarin e Bashkisë së Podgoricës biseda u fokusua në projektet rrugore dhe hekurudhore, por edhe në shfrytëzimin e pasurisë së përbashkët siç është liqeni i Shkodrës.

Po ashtu edhe bashkëpunimi në fushën ekonomike dhe veçanërisht në energjitikë u diskutua gjerësisht edhe mes Kryetarit të Bashkisë së Podgoricës Mugosa dhe Kryetarit të Bashkisë së Shkodrës Lorenc Luka, i pranishëm në takim.

Një pritje shumë e ngrohtë iu rezervua delegacionit shqiptar në Bashkinë e Tuzit, ndërsa Kryetari i saj, Cunmulaj shprehu kënaqësinë për këtë vizitë të parë të këtij niveli të lartë nga Shqipëria në Bashkinë e Tuzit.

Të ndodhura mes bjeshkëve, liqenit e lumit, Podgrorica, Tuzi e
Shkodra kanë të gjitha mundësitë për të shnderruar këto mirësi natyrore,  në projekte konkrete lidhëse që do t’I shërbejnë

Parlament.al/ Press

YouTube Preview Image