Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli,takon Presidentin e Malit të Zi, Vujanoviq – Video

January 28, 2009   | Politika

jozefina-topalli_filip-vujanovicKryetarja e Kuvendit takon Presidentin e Malit të Zi, Vujanoviç: Hapat e shpejtë të Shqipërisë drejt NATO-s, inspiruese për të gjithë rrajonin
“Marrja e ftesës për anëtarësim në NATO nga Shqipëria dhe përshpejtimi i ratifikimit të protokollit të NATO-s, është një inkurajim dhe mbështetje për Malin e Zi dhe për të gjithë rajonin”.

Kështu u shpreh Presidenti i Malit të zi Filip Vujanoviç, në takimin që i rezervoi Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë dhe delegacionit që e shoqëronte.

“Rajoni, tha Kryetarja e Kuvendit , po përjeton momente historike dhe po përshpejton hapat drejt NATO-s dhe BE-së.

Ndaj, vijoi ajo, çdo sukses i secilit prej vendeve të Ballkanit Perëndimor është një sukses për të gjithë rajonin  tonë. Shqipëria, pas marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO po punon fort për ratifikimin e protokollit të anëtarësimit ndërsa sapo ka përmbyllur në një kohë shumë të shpejtë ratifikimin e MSA-së nga vendet anëtare të BE-së.”

Aktualisht një nga projektet tona që ka nisur udhë, është paisja e qytetarëve me Kartat foto28 e Identitetit, të cilat së pari do të japin garanci për realizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe së dyti do të mundësojnë zgjedhje me standarte.

Presidenti Vajanoviç theksoi se “Shqipëria është një shëmbull i mirë përsa i përket përshpejtimit të rrugës integruese dhe Mali i Zi mund të përfitojë shumë nga përvoja juaj.

Kryetarja e Kuvendit garantoi zotin Vujanoviç se Shqipëria është një mbështetëse e fortë e përafrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me NATO-n dhe BE-në, duke siguruar se autoritetet shqiptare do të japin të gjithë eksperiencën e tyre për vendet e tjera të rrajonit.

Parlament.al/ Press

YouTube Preview Image