Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli,në vizitë zyrtare në Mal të Zi – Video

January 28, 2009   | Lajmet / Vijesti

kryetari-i-parlamentit-te-malit-te-zi-ranko-krivokapic-kryetarja-e-kuvendit-te-shqiperise-jozefina-topalli1Kryetarja e Kuvendit, vizitë zyrtare në Mal të Zi me ftesë të homologut Krivokapic, pas njohjes nga Mali i Zi, të pavarësisë së Kosovës.
Me ftesë të Kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi, Ranko Krivokapic, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli mbërriti në një vizitë zyrtare në Podgoricë në një kohë intensifikimi marrëdhëniesh mes dy vendeve.

Duke folur në një gjuhë të përbashkët, atë të integrimit europian, dy shtetet që njohin një fqinjësi tradicionalisht shumë të mirë, ndajnë tashmë qëllime e projekte të përbashkëta.

Një takim kokë më kohë mes Kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi dhe Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, që zgjati mbi 30 minuta, i parapriu takimit zyrtar mes dy delegacioneve.

“Kjo vizitë tha zoti Krivokapic, mund të ishte realizuar më parë por ju ftova në këtë moment, pasi e dija që pyetja e parë që do më bënit do të ishte “Kur do ta njihni pavarësinë e Kosovës”.
Ndaj dhe mendova që lajmin për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi, t’ua jepja gjatë vizitës tuaj, pasi Kosova dhe rajoni kanë qenë gjithnjë temë e bisedave tona në takime ndërkombetare ku kemi patur rastin të foto28 bisedonim.

Duke shprehur kënaqësinë për këtë vendim të para pak kohëve nga Malit të zi, Kryetarja e Kuvendit theksoi se me pavarësinë e Kosovës perspektiva europiane e rajonit është bërë më e sigurt e më e qartë.

Dy homologët vlerësuan intensifikimin e marrëdhënieve me vizita të nivelit të lartë siç ishte ajo e Kryeministrit Berisha në Mal të Zi dhe Kryeministrit Gjykanoviç në Shqipëri.

“Shqipëria, tha Kryetari Krivokapiç, ka realizuar reforma të mëdha dhe është një hap përpara Malit të Zi në rrugën drejt NATO-s, Ju keni përmbyllur ratifikimin e MSA-së nga foto28vendet e BE-së, ndaj dhe përvoja juaj është shumë e vyer për ne dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.”

Biseda mori trajta konkrete në diskutimin rreth projekteve të përbashkëta si rruga hekurudhore Shkodër –Hani i Hotit, projekti i rrugës Podgoricë-Pllavë, ideja për transport detar përmes liqenit të Shkodrës apo  linja  i interkonjeksionit Elbasan –Mali i Zi, punimet për të cilën tashmë kanë nisur.
Shkëmbimi ekonomik mes dy vendeve është tetëfishuar vitin e fundit, megjithatë në takim u theksua se ka vend për një bashkëpunim edhe më të madh në fushën e ekonomisë.
Në konferencën për shtyp Kryetarja e Kuvendit, pasi foli rreth çështjeve të biseduara me homologun e Malit të zi, theksoi se NATO dhe BE mbeten prioritete për të gjitha vendet e rajonit,  duke u ndalur në hapat që Shqipëria, po bën për lëvizjen e lirë te qytetarëve.
“Lëvizja e lirë e qytetarëve është objektiv i yni dhe kjo do të realizohet në vitin e parë të mandatit tonë të dytë, nga momenti që do të mbyllet procesi i shpërndarjes së foto28 Kartave të Identitetit dhe Pasaportave Biometrike, ndërkohë që infrastruktura për këtë është vendosur që në mandatin e parë. Shqipëria është shumë optimiste, që shqiptarët do të jenë së shpejti të lirë të lëvizin në Europë dhe natyrisht, ne do të japim të gjithë kontributin tonë që regjimi i vizave të liberalizuara të funksionojë për të gjitha vendet e tjera, veçanërisht të Ballkanit Perëndimor.”, u shpreh Kryetarja e Kuvendit.

Në vizitën e saj në Malin e zi, Kryetarja e Kuvendit shoqërohej nga Nënkryetari i Kuvendit, Neritan Ceka, deputetët Astrit Bushati, Ramiz Çoba, Mehmet Xheka dhe nga Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka.

Parlament.al/ Press

YouTube Preview Image