Kumtesë për Opinjon: LD në MZ fton partitë politike shqiptare për bisedime

January 29, 2009   | Lajmet / Vijesti

lidhja-demokratike-ne-mal-te-ziMenjëherë pasi dje, më 26. 01. 2009, pas një debati të gjerë e të ashpër, Kuvendi i Malit të Zi, me votat e pozitës DPS-SDP-DUA-HGI, aprovoi vendimin për shkurtimin e mandatit me kundërshtim të opozitës, pasi nuk kishte asnjë arsye valide për të bërë këtë, përpos planeve që atyre u janë të njohura dhe shumicën e gishtave, dhe, pasi që sot në orët e hershme të ditës, kryetari Filip Vujanoviq, shpalli zgjedhjet e parakohshme paramentale për datën 29 mars 2009, po sot, në orët e pasditës Këshilli Drejtues i Lidhjes Demokratike, nën kryesimin e kryetarit Mehmet Bardhi, mbajti mbledhjen e parë në këtë vit në Tuz. Në këtë mbledhje , pasi u analizuan rrethanat në të cilat u shpallen zgjedhjet, në mes të tjerave Këshilli Drejtues aprovoi edhe këto përfundime, me të cilat po njoftojmë edhe opinionin e gjerë:

  • 1.Megjithëse zgjedhjet e shpallura nuk janë brenda mandatit (2010) as brend afatit të paralajmëruar me marrëveshjen separate POZITË – PzP (nëntor – dhjetor 2009), të arritur para aprovimit të Kushtetutës, për aprovimin e së cilës duheshin 2/3 e votave në Kuvend, Lidhja Demokratike në Mal të Zi është e gatshme dhe do të marrë pjesë në zgjedhje, për çka do të aktivizojë gjithë potencialin e saj.
  • 2.Nisur nga interesat e përgjithshme kombëtare të shqiptarëve, që jetojnë në trojet e veta shekullore, sot në Malin e Zi, ftojmë të gjitha partitë politike shqiptare që të bisedojmë dhe mundësisht të bëjmë marrëveshje dhe të dalim në zgjedhjet e shpallura parlamentare me një listë të përbashkët, për të arritur maksimumin e mundshëm në këto rrethana shoqërore e ligjore në përfaqësimin e denjë e të plotë në Parlamentin e Malit të Zi.
  • 3.Të formojë ekipin për bisedime në mes partive për koalicione…
  • 4.Të formohet Shtabi Qendror Zgjedhor  dhe shtabet zgjedhore nëpër degë, dhe
  • 5.Sa më parë, brenda javës, Kryesia e LD-së të sjellë vendimet e nevojshme në lidhje me këto aktivitete.

Mehmet Bardhi, kryetar