Trajneri i KT “Ulqini”, Fikret Dushku,Vit i rritjes së mëtejshme

February 1, 2009   | Sporti / Sport

fikret-dushku1Gjatë vitit të kaluar ky klub fitoi në garat me karakter kombëtar gjithsej 10 kupa dhe 93 medalje, prej të cilave 25 të arta, 37 të argjendta dhe 31 të bronzta.
KT “Ulqini” ka shtatë kampionë vendi në disiplinën e luftave, tre kampionë në disiplinën e formave dhe dy kampionë në disiplinën e demonstrimit.
Ulqin – Viti 2008 ishte vit i suksesshëm për Klubin e Taekwondo-së “Ulqini” pasi që nuk munguan sukseset si në arenën kombëtare, ashtu edhe në atë ndërkombëtare.
Gjatë vitit të kaluar ky klub fitoi në garat me karakter kombëtar gjithsej 10 kupa dhe 93 medalje, prej të cilave 25 të arta, 37 të argjendta dhe 31 të bronzta.
KT “Ulqini” ka shtatë kampionë vendi në disiplinën e luftave, tre kampionë në disiplinën e formave dhe dy kampionë në disiplinën e demonstrimit.
Ndërsa në arenën ndërkombëtare, garuesit e KT “Ulqini” arritën të fitojnë gjatë vitit të kaluar 11 medalje, ndër të cilat vlen të përmenden medalja e argjendtë dhe e bronztë të fituara në Kampionatin Ballkanik, si dhe medalja e argjendtë në Kampionatin e Europës Juglindore.
Si kurorëzim i gjithë kësaj erdhi shpallja zyrtare nga Federata e Takwondo-së së Malit të Zi e tre garuesve të këtij klubi, Artan Zenuni, Arijeta Zati dhe Medina Kanaqi për sportistët më të suksesshëm në Mal të Zi në taekwondo për vitin 2008.
Trajneri i KT “Ulqini”, Fikret Dushku, thotë se edhe përkundër vështirësive me të cilat është përballur ky klub gjatë vitit të kaluar, kanë arritur të gjejnë metoda të ndryshme për arritjen e suksesit.
“Mund të them se jemi në një rrugë të mirë sportive dhe në hapa të disa klubeve të tjera sportive në qytetin tonë të cilët kanë pasur suksese të vazhdueshme”, shprehet Dushku.
Kohapress

YouTube Preview Image

2