Big Brother Albania 2 : Adelajda Xhamani (Profili)

February 7, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

Adelajda Xhamani

Mosha: 22 vjec
Vendlindja: Kavajë
Vendbanimi: Kavajë
Gjendja civile: E fejuar
Flokët: Të kuqe
Arsimi: I lartë, Cikël i Ulët
Profesioni: Mësuese e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Luz të Vogël të Kavajës.
Hobi: Muzika, letërsia
Do të hyjë në Big Brother sepse: E ka ëndërr, megjithëse nuk e lënë familjarët dhe ka ardhur pa lejen e tyre. E njëjta gjë ndodhi dhe vitin e kaluar, ku nuk mundi as të bënte aplikimin.

Karakteristika: Në Kavajë njerëzit janë fanatikë, por ajo e kundërshton këtë fenomen. Thotë se, po fitoi, do hyjë në shtëpi dhe nuk ka për ta ndaluar asgjë. E prezanton veten si vajzë normale, të thjeshtë dhe të komunikueshme. Është tip i qetë në përgjithësi. Miqësohet shpejt. I fejuari i saj është shofer zjarrfikëseje në Kavajë. Nuk përputhen shumë me njëri-tjetrin, madje ai është dhe pak xheloz. Pëlqen të kërcejë dhe të argëtohet. I vetmi moment argëtimi për të janë aktivitetet që organizon me fëmijët e shkollës.


153