Banorët përgatisin listën e ushqimeve

February 8, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

big-brother-albania-buxheti-i-javes-okkMëngjesi në shtëpi i ka gjetur të gjithë banorët së bashku duke pirë kafen e parë dhe biseduar për tema të ndryshme, ku më e rëndësishmja kanë qenë impersionet e një nate më parë. Banorët kanë ndërprerë bisedat dhe kanë vazhduar duke hartuar listën e ushqimeve që do t’i duhet gjatë gjithë javës, sipas buxhetit të vënë në dispozicion nga autorët. Erjola ka marrë listën e ushqimeve dhe pyet banorët e tjerë për preferencat e tyre, në mënyrë që në fund të ngelet edhe një pjesë e buxhetit për cigare. Disa nga vajzat janë kundër, pasi preferojnë të blejnë fruta, në vend që të porosisin cigare. Ndërkohë që djemtë kërkojnë më shumë sasi ushqimesh krahasuar me aq sa kërkojnë vajzat, këto të fundit duan më pak, pasi duan të kujdesen për linjat trupore. Republika dhe Mimoza diskutojnë me njëra-tjetrën për pjatat e tyre të preferuara, prandaj edhe janë më të këngëngulëse në zgjedhjen e produkteve që mund t’u hyjnë më shumë në punë për të gatuar gjellët që kanë më shumë përzemër. Debatet për listën e ushqimeve mbyllen dhe të 14 banorët ulen për të drekuar së bashku.

Top Channel