Banorët flasin për politikën

February 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

per-politikenBanorët flasin për politikën
10/02/2009 19:00

Më në fund një temë seriozë në shtëpinë e Bib Brother. Pavlini, Dritani, Aida dhe Qetësori diskutojnë për mënyrën e funksionimit të shtetit. Aida thotë se nuk do të merret fare me politikë, por ka personazhe politike që i pëlqen apo që nuk i pëlqen mbi mënyrat drejtuese. Ajo shpjegon se në qëllimet që ka për jetën, mënyra e vetme sesi mund të ndihmojë në mbarëvajtjen e shtetit është të paguajë taksat, pasi ato janë baza e një shteti. Ndërkohë Pavlini shpjegon se qeveritarët tanë abuzojnë me votat e qytetarëve, pasi marrin votën ata nuk japin as minimumin për ata që i kanë zgjedhur. Dritani tenton të mbyllë gjithë bisedën dhe të mos flasin me për politikë, madje shpjegon se ata ndihen shumë të privilegjuar që nuk marrin asnjë informaicon nga jashtë, për më tepër ato që lidhen me politikën.