Agon urbani i Big Brother Albania

February 12, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

agon-radoniqiNjërit ndër konkurrentët kosovarë në Big Brother Albania (BBA), Agonit, i është bllokuar profili i tij në facebook.com, nga komentet e shumta të adhuruesve të tij. Tashmë në facebook të Agoni mund të shikoni me qindra urime për njërin ndër punëtoret më të mirë të “Urban FM”, i cili ka shumë adhurues në Kosovë.
Shumica e komentuesve thonë se Agoni është njëri ndër më të mirët në BBA dhe se nëse nuk do të këtë ndonjë “dallavere” ai do të fitoj këtë edicion. “Tung. Je nder ma te përzgjedhunit ma i miri je aty. Kur e kanë thirr emrin tënd zemra mal mu ka bo…Të dëshiroj suksese”, shkruan një adhuruese e Agonit në facebook.com.
“hahaaaaaa C….. kena vendos me ta spic murin më fjalë miradije qysh po menon që tash na dytë duhet me kon idhnueshëm”, shkruan një adhuruese tjetër.
Përndryshe, Agon Radoniqi për një kohë të gjatë ka punuar në Urban FM, në Prishtinë, dhe deri me tani disa herë ka qenë në qendër të kamerave të BBA.

Gazeta Express

1