Erjola – Do të nominoj Sorin

February 12, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

nominimi-big-brother-albania11/02/2009 17:00

Banorët drekojnë së bashku. Erjola dhe Mimoza janë të fundit që ulen për të ngrënë drekën, ndërkohë që të dyja pak minuta më parë kanë bërë një bisedë në lidhje me nominimet e javës. Erjola ka thënë se e ka vendosur se cilin do të nominojë. Ajo thotë se deri dje ndihej në dyshim se cilin duhet të nominonte nga banorët dhe me cila do të ishte arsyeja. Por tani ajo e ka gati arsyetimin si dhe emrin. Bëhet fjalë për Sorin. Ndërkohë Mimoza bisedon për banorët e tjerë duke aluduar disa nga emrat e vajzave, duke i bërë paralelisht komplimenta edhe Erjolës për tiparet e saj.

Top Channel